E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Spitalet në Shqipëri, në gjendje skandaloze



Partia Socialiste ka reaguar për gjendjen e disa prej spitaleve kryesore të vendit, të cilët gjatë ditëve të para të 2009-s kanë patur mungesa në furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si dhe janë bllokuar për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, tha se situata në spitalet e vendit është skandaloze. “Kaluan 6 muaj nga fillimi i punës së ministres së Shëndetësisë dhe situata në spitale është po ajo. Edhe premtimet e saj për stabilizimin e furnizimit me ilaçe brenda 2 muajsh nga dita që mori detyrën nuk u mbajtën. Kjo dëshmon se problemet e shëndetësisë shqiptare nuk janë emrat e ministrave, por mungesa e një programi të qartë të qeverisë dhe paaftësia e papërgjegjshmëria shembullore e kryeministrit të vendit. Është folur së fundmi për një skemë të re të financimit të spitaleve, por kjo skemë, edhe pse më pak se gjysmake, akoma nuk është miratuar në Kuvend dhe kështu nuk ka gjasa që të fillojë të funksionojë brenda muajve të parë të vitit. Për fatin e tyre të keq, shqiptarët duhet të vazhdojnë të marrin leje nëse duhet të sëmuren apo gratë shtatzëna duhet të pyesin në OSSH përpara se të sjellin fëmijët e tyre në jetë”, - tha Beqja.

7 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›