E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Spitalet të pasigurta

 

PS-ja ngriti dje shqetësimin për pasigurinë në spitale. Nënsekretari për programin, Ilir Beqja, tha se është e patolureshme që qeveria të furnizojë spitalet me barna vetëm në muajin e fushatës elektorale. “Dita Botërore e Shëndetit e gjen shërbimin shëndetësor shqiptar, e në veçanti shërbimin spitalor në një gjendje skandaloze. Spitalet shqiptare vazhdojnë të mos kenë barna për situata normale. Në spitalet shqiptare nuk realizohen ekzaminimet, sepse mungojnë elementët bazë. Është e patolerueshme për qeverinë e Kryeministrit Berisha që edhe barnat do t’i furnizojë vetëm në muajin e fushatës elektorale”, theksoi Beqja në një konferencë për gazetarët nga selia rozë. Ndërkohë PS-ja akuzon Ministrinë e Shëndetësisë se bëhet ortake në afera korruptive të privatizimit të spitaleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›