E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistët para Kryeministrisë për kartat

 

Një grup i madh pensionistësh të kryeqytetit protestuan dje para Kryeministrisë, ku kërkuan karta identiteti falas. Dy muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, pensionistët, të cilët përbëjnë edhe përqindjen më të lartë të atyre që votojnë në zgjedhje, lëshojnë alarmin për mospajisje me karta identiteti. Ata u mblodhën rreth mesditës para godinës së Kryeministrisë, ku drejtues të Shoqatës së Pensionistëve i bënë thirrje Kryeministrit Berisha të heqë taksën e votës, sikundër e cilësuan ata vlerën e lartë për blerjen e kartës së identitetit. Janë disa kategori votuesish të cilët kanë shprehur rezervat për blerjen e kartës për shkak të gjendjes shumë të vështirë financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›