PS: Votuesve do tu servirim programin elektoral me terma të thjeshtësuar
Selia rozë: Programi do të hartohet i tillë që të kuptohet nga të gjitha shtresat. Zbardhen 4 pikat thelbësore të alternativave të PS-së për zhvillimin e bujqësisë
Shaban Sulçe
Partia Socialiste do të paraqitet në fushatën elektorale me një program elektoral sa më të thjeshtësuar. Për fushat prioritare që zënë vend në prioritetet e programit elektoral të PS-së do të jepen alternativat e zgjidhjes me një gjuhë mjaft të thjeshtësuar dhe të lehtë për t’u kuptuar për të gjitha shtresat e shoqërisë. Në programin elektoral të PS-së do të mungojnë termat e komplikuar dhe hartuesit e këtij programi kanë menduar që zgjidhjet që ofrojnë për çështjet kryesore t’i japin në një gjuhë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme. “Kjo bëhet në mënyrë që çdo votues në Shqipëri të ketë mundësinë të kuptojë realisht zgjidhjet dhe alternativat që ne parashtrojmë për çështje përparësore si bujqësia, arsimi apo shëndetësia. Duke u ofruar një gjë e tillë, votuesit tanë do të kenë më shumë mundësi për të na kërkuar llogari për çdo premtim që kemi dhënë në qeverisjen tonë të ardhshme”, - thanë burime pranë Partisë Socialiste.
Prioritetet
Pesë do të jenë prioritetet kryesore në programin elektoral dhe qeverisës të Partisë Socialiste gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Por dy prioritetet më të rëndësishme të selisë rozë në programin e saj janë zhvillimi i bujqësisë dhe arsimit, fusha në të cilat Partia Socialiste ka përqendruar më shumë aktivitetin dhe angazhimin e saj përpara shqiptarëve gjatë të paktën dy viteve të fundit. Më pas lista e prioriteteve vijon me shëndetësinë, luftën kundër varfërisë, forcimin dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit fiskal. Pikërisht duke u bazuar në këto çështje jetike dhe duke ofruar zgjidhje për to, Partia Socialiste do të përqendrojë jo vetëm fushatën elektorale, por edhe kapacitetet e saj qeverisëse në rast se do të arrijë të fitojë zgjedhjet e ardhshme.
Bujqësia
Zhvillimi i Bujqësisë është shpallur nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama si prioriteti kryesor i programit elektoral dhe qeverisës. Katër duket se do të jenë pikat kyçe mbi të cilat selia rozë ka planifikuar rimëkëmbjen dhe zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm. Kështu, në programin elektoral të Partisë Socialiste për bujqësinë është planifikuar si pika kryesore dhënia e titujve të pronësisë për Ligjin 7501, ku çdo fermeri do t’i jepet certifikata e pronësisë për tokën që ka në zotërim. Pika e dytë ku socialistët kanë planifikuar të zhvillojnë bujqësinë është krijimi i drejtorive dhe instituteve rajonale, të cilat do të krijojnë kushtet për prodhimin e fidanëve të racës këtu në Shqipëri. Në programin elektoral të PS-së për bujqësinë është planifikuar gjithashtu marrja e një plan-masash për lehtësimin e prodhimit si dhe ulja drastike e importeve për katër vitet e mandatit qeverisës.
Programi i PS-së me 500 faqe kompjuterike
Programi elektoral dhe qeverisës i Partisë Socialiste është cilësuar nga hartuesit e tij si më i veçanti në krahasim me programet e partive të tjera politike. Ky program prej 500 faqesh kompjuterike prek dhe ofron zgjidhje për të gjitha problemet që shqetësojnë sot shqiptarët. Për hartimin e këtij programi janë zhvilluar konsulta dhe janë marrë këshilla edhe nga përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë. Programi është prezantuar përpara ndërkombëtarëve nga kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë vizitave që ai ka zhvilluar në kryeqytete të ndryshme europiane, si në Bruksel, Romë, Berlin etj. Programi qeverisës i PS-së mori një mbështetje të madhe nga dy ish-kryeministrat italianë, D’Alema dhe Amato, të cilët u njohën me të pas prezantimit të bërë nga kreu i PS-së Edi Rama.
27 Mars 2009