Parlament 2005-2009, emrat e deputetëve më pak të njohur për publikun e gjerë
Deputetët që folën shumë pak në krahasim me kolegët e tyre në Kuvend. Episodet që ndodhën gjatë këtyre 4 viteve, që i bënë të famshëm disa prej deputetëve
Shaban Sulçe
Më pak se 60 ditë kanë mbetur nga shpërndarja e Parlamentit aktual, i cili do t’i lërë vend më pas zhvillimit të fushatës elektorale, zgjedhjeve të 28 qershorit dhe Parlamentit të ri, me emra dhe figura të reja deputetësh. Sigurisht që në Parlamentin e ri, një pjesë e konsiderueshme e deputetëve pritet t’u rikthehen karrigeve të tyre, ndërkohë që shumë të tjerë nuk do ta kenë më një mundësi të tillë. Gjatë këtyre katër viteve, Parlamenti shqiptar është kthyer në arenë debatesh, përballjesh, polemikash dhe konfliktesh. Një pjesë e konsiderueshme e deputetëve kanë qenë aktivë dhe protagonistë në këto ngjarje dhe kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me publikun, me anë të fjalimeve në Kuvend, me anë të deklaratave për shtyp apo me anë të aksioneve politike. Një pjesë tjetër ka qenë më pak aktive, por që gjithsesi komunikimi me publikun nuk u ka munguar, edhe pse në nivele më të rralla. Por interesant është fakti se jo pak deputetë të Parlamentit aktual mund të konsiderohen “anonimë”. Deputetë, të cilët vetëm gëzojnë mandatin për të miratuar, abstenuar apo votuar kundër ligjeve, por që emrat e të cilëve pak njihen nga publiku i gjerë. Duke mos qenë personazhe mediatikë apo duke mos spikatur me fjalime dhe debate në Kuvend për të marrë vesh nëse emrat e këtyre deputetëve do të duhet të hapësh faqen zyrtare në internet të Parlamentit, ndërkohë që publiku i gjerë ka shumë pak informacion rreth tyre.
“Anonimët”
Për fat të keq, lista e këtyre deputetëve është e gjatë dhe përfshin si grupet parlamentare të maxhorancës, të qendrës apo edhe të opozitës. Një numër i konsiderueshëm deputetësh të Partisë Demokratike janë pak të njohur për publikun e gjerë dhe kanë qenë më pak aktivë gjatë këtyre katër viteve në Parlament. Ndër ta përmenden emrat e Astrit Bushatit, Rexhep Ukës, Gjokë Vuksanit, Engjëll Carës, Luan Skuqit, Mevlan Xhindolit, Ardian Kollozit, Rahim Kalecit, Genc Jukës, Osman Metallës, Shkëlqim Zirit, Gjovalin Prengës, Eris Hoxhës, Mehmet Hoxhës, Mehmet Xhekës, Idriz Xhomarës, Flori Bajramajt, Ramiz Çobajt dhe Safet Sulajt. Në këtë kategori mund të klasifikohet edhe një pjesë e mirë e deputetëve të Partisë Republikane si Albert Faruku, Artur Hasanbelliu, Alfred Gega, Besnik Bisha, Genc Sharku, Parid Teferiçi dhe Galip Ramadhi. Një numër i pakët, por jo i papërfillshëm, është edhe numri i deputetëve jo shumë të njohur për publikun nga opozita. Ndër ta mund të përmenden emrat e Flamur Hoxhës, Albert Caçit, Rrapush Tolës apo Fatmir Xhindit. Më tej lista vijon me deputetët social-demokratë si Albert Divjaka, Pirro Keri, Gëzim Musabelliu dhe Angjelina Kola.
Episodet
Kësaj liste mund t’u bashkohen edhe mjaft emra të tjerë deputetësh, në rast se një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk do të bëheshin pjesë të episodeve apo aksioneve politike, të cilat do të sillnin lakimin e shpeshtë të emrave të tyre në media. Një deputetë “anonim” mund të konsiderohej edhe deputeti Sadri Abazi, në rast se ai nuk do të rezultonte si deputeti i dytë më i pasur i Kuvendit të Shqipërisë, apo ish-deputeti i PDK-së Tom Doshi, i cili u bë i “famshëm” për incidentin e ndodhur me një gazetar. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për disa prej deputetëve të Partisë Demokristiane, të cilët nuk do të njiheshin aq shumë në publikun e gjerë, në rast se nuk do t’i bashkoheshin grevës së urisë së deputetëve për Kodin Zgjedhor. Emrat e tyre janë Frrok Gjini, Ndue Shpani, Pashko Ujka, Ymer Tola. Katër deputetët e Partisë Socialiste, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa dhe Hamit Kosta do të bëheshin të famshëm në verën e vitit 2007, kur thyen vendimin politik të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe morën pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Ky veprim i tyre solli përjashtimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Astrit Bushati Rexhep Uka
Gjokë Vuksani Engjëll Cara
Luan Skuqi Mevlan Xhindoli
Ardian Kollozi Rahim Kaleci
Genc Juka Osman Metalla
Shkëlqim Ziri Gjovalin Prenga
Eris Hoxha Mehmet Hoxha
Mehmet Xheka Idriz Xhomara
Flori Bajramaj Ramiz Çobaj
Safet Sulaj Albert Faruku
Artur Hasanbelliu Alfred Gega
Besnik Bisha Genc Sharku
Parid Teferiçi Galip Ramadhi
Flamur Hoxha, Albert Caçi,
Rrapush Tola Fatmir Xhindi
Albert Divjaka Pirro Keri
Gëzim Musabelliu Angjelina Kola
Durim Hushi Durim Lalaj
Bukurosh Stafa Hamit Kosta
Sadri Abazi Tom Doshi
27 Mars 2009