E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Zgjedhësit pa pasaporta, kartat falas

Partia Socialiste do të kërkojë sot një ndërhyrje në buxhet me qëllim garantimin e një fondi që mundëson dhënien falas të kartave të identitetit për shtetasit që nuk kanë pasaporta. Ky propozim është hartuar në selinë rozë dhe do të bëhet zyrtar sot nga funksionarët e kësaj partie. Një nismë e tillë vjen për të kaluar bllokimin sipas opozitës të procesit të lëshimit të kartave të identitetit për zgjedhësit pa pasaporta. "Të gjitha afatet janë shkelur, të gjitha kushtet janë shkelur, i gjithë procesi zhvillohet në shkelje të vazhdueshme të të gjitha atyre pikave që do të mund ta garantonin atë. Sot, praktikisht jemi në prag të një situate dramatike, e cila rrezikon të kthehet në një situatë pa rrugëdalje", konstatoi dje kreu i socialistëve Edi Rama. Do t‘i japim një tjetër shans procesit, vijoi Rama, me shpresën që qeveria nuk do të fshihet kokëfortësisht pas shifrave që tregojnë se procesi po shkon drejt dështimit. Socialistët vlerësojnë se është koha maksimale për të folur për çka duhet bërë, që situata të mos bëhet pa rrugëdalje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›