Meta: Punësimi prioritet i programit tonë qeverisës
28/03/2009 Kreu i LSI-së në Cërrik
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka vijuar takimet e tij elektorale duke pasur si stacion të radhës qytetin e Cërrikut. Gjatë këtij takimi kreu i kësaj partie ka rivënë dhe një herë tjetër në dukje faktin se punësimi është prioriteti kryesor i programit të kësaj partie. “Punësimi do të jetë prioritar në programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, - deklaroi Meta gjatë takimit me banorë të qytetit të Cërrikut, ku u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 28 qershorit të mbështesin politikat që do të ndjek LSI-ja për të ndryshuar gjendjen e rëndë ekonomike. Ndërkaq Meta ka akuzuar sërish qeverinë aktuale për mungesën e politikave për punësimin e të rinjve. Gjithashtu ai ka premtuar se me fitoren e LSI-së do të miratohet dhe ligji për moshën e tretë. "Është koha për veprim që të bashkohemi në politikën e LSI-së që të gjithë politikat qeverisëse ekonomike dhe fiskale t’i shndërrojë në synimin kryesor për të hapur vende të reja pune në Cerrik, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë", - deklaroi kreu i LSI-së Ilir Meta. Pas fjalës së tij në këtë takim Ilir Meta ka prezantuar dhe kandidatin e LSI-së për Cërrikun, Astrit Xhelili.