E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS bojkoton ambasadorët në Kuvend

 

Deputetët socialistë nuk morën dje pjesë në Komisionin e Jashtëm kur ishte caktuar dje seanca dëgjimore për katër ambasadorët e ardhshëm. Ndërkaq Komisioni zhvilloi seancën dëgjimore me katër kandidatë për ambasadorë, Sokol Gjokën në Federatën Ruse, Fatos Kërçiku në Republikën e Indisë, Nuri Domin në Republikën Arabe të Sirisë dhe Egjipt, si dhe Gazmend Barbullushin në Mbretërinë e Holandës vetëm me deputetët e maxhorancës. Pas seancës së zhvilluar pa praninë e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, kryetari i Komisionit, Preç Zogaj tha për gazetarët, se deputetët  i vlerësuan pozitivisht të katër kandidaturat e paraqitura, të cilët janë diplomatë karriere. Zogaj sqaroi dhe mungesën e deputetëve të PS-së në mbledhjen e sotme të komisionit. “Shpreh keqardhje për mospraninë e tyre, por socialistët janë të mendimit se nuk duhen emëruar ambasadorë para zgjedhjeve. Zgjedhjet janë në horizont, nuk janë kaq afër dhe mendoj se duhet ta shkëpusim konceptin e zgjedhjeve nga koncepti i emërimit të ambasadorëve. Diplomacinë duhet ta shohim përtej ngjarjeve politike, siç janë zgjedhjet”, tha Zogaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›