PS depoziton emrat, sot mbyllja e KZAZ-ve
Partia Socialiste ka depozituar dje paradite të gjithë emrat e anëtarëve për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor. Përfaqësuesi i PS-së në këtë institucion, Genc Gjonçaj shprehet se pas këtij veprimi, KQZ-ja pritet t’i shqyrtojë të gjithë emrat e socialistëve në mbledhjen e ditës së sotme. PS përfaqësohet në KZAZ me 165 anëtarë gjithsej. Në 33 KZAZ, ku do të ketë edhe drejtimin e tyre, PS do të ketë 99 anëtarë, ndërsa në 33 të tjera do të ketë dy anëtarë. Data 28 mars është afati i fundit i ngritjes së KZAZ-ve, të cilat parashikohen të përfshihen në procesin e trajnimit. Afati i depozitimit të emrat të anëtarëve ishte nga 13 marsi, ku PD, PSD dhe PR e realizuan një procedurë të tillë. Brenda datës një 1 prill, KQZ-ja duhet të përcaktojë më pas kryetarët dhe nënkryetarët e 66 KZAZ-ve, të cilat ndahen në mënyrë të barabartë mes socialistëve dhe demokratëve.