E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dorëzon anëtarët e KZAZ-ve brenda së enjtes

Partia Socialiste ka vendosur t’i jap fund çdo dileme që lidhet me zgjedhjet e ardhshme vendore. Pasi u regjistrua si subjekt garues për zgjedhjet e ardhshme vendore, socialistët do të bëhen pjesë edhe e procesit administrues të zgjedhjeve. Burime nga Partia Socialiste kanë bërë të ditur dje se brenda të hënës së ardhshme, kjo forcë politike do të paraqesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat për anëtarë të komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve, ose siç njihen shkurt, KZAZ-të. Të njëjtin hap pritet ta hedhë dhe PBDNJ, e cila në bazë të ligjit zgjedhor ka të drejtën që të ketë anëtarë në KZAZ. Por tashmë rikthimi i PS-së dhe PBDNJ-së në procesin e administrimit të zgjedhjeve, nëpërmjet paraqitjes së emrave për anëtarë KZAZ-sh, do të shkaktojë një problem për KQZ-në, e cila tashmë një pjesë të vendeve që u takojnë këtyre forcave në këto komisione, ka miratuar anëtarë jopartiakë. Zgjidhja që mendohet se mund të zhbllokojë situatën është ajo e shkarkimit të këtyre anëtarëve me vendim të KQZ-së, ose detyrimi i tyre për të dhënë dorëheqjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›