E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Konjunktura politike jo në dëm të qytetarëve

 

Presidenti Bamir Topi i ka bërë thirrje dje pushtetit vendor të mos vendosë koniunktura politike përpara interesave të qytetarëve. Duke folur në konferencën me temë “Praktikat më të mira të Qeverisjes Vendore” të organizuar nën kujdesin e USAID në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Zhvillim, Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, si dhe Universitetin Polis kreu i shtetit deklaroi se: “Kemi hasur dhe vazhdojmë të hasim sigurisht dhe probleme, probleme të cilat mund të jenë të ngjashme përsa i përket funksionimit të institucionit të kryetarit të Bashkisë, apo bashkëpunimit të tij me Këshillin Bashkiak, apo me Këshillin Komunal. Ka raste kur për shkak të koniunkturave të ndryshme politike, sikurse kanë qenë edhe disa eksperienca të kohëve të fundit, në mjaft raste kemi një mungesë të funksionimit normal të këtyre institucioneve”. “Unë do bëja thirrje që pavarësisht se si janë koniunkturat politike, të gjithë duhet të gjejnë vullnetin, duhet të gjejnë mirëkuptimin që të bashkëpunojnë midis tyre, sepse tek e fundit që të gjithë punojnë në funksion të qytetit tuaj, të komunave që ato mbulojnë dhe pse tek e fundit përfaqësojnë votën e qytetarëve, të cilët i kanë votuar në zgjedhjet e pushtetit vendor”, theksoi Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›