E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS drejt shkatërrimit për interesa personale të kartelit të Edi Ramës’”

Akuzat e bazës socialiste: Rama nga Dubai, drejton partinë me SMS

Partia Socialiste po pëson një ‘shok’ të vërtetë teksa krahas problemeve të brendshme strukturale të saj, është kryetari ai, që po investon me ngulm shkrirjen e partisë. Akuza vjen nga një eksponent i PS-së, ish kryetari i degës së Shkodrës, Edip Shiroka. Ai ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se po pengon për të disatën herë zhvillimin e zgjedhjeve për kreun PS-së në qytetin verior.
Sipas Shirokës Rama, urdhëron bllokimin e këtij procesi me mesazhe në celular duke u tallur kështu me socialistët në këtë qytet.
“Rama dërgon SMS nga Dubai ku është me pushime për të anuluar zgjedhjet e kryetarit këtu në Shkodër. Ai është duke u tallur me të gjithë elektoratin e PS-së këtu në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh kreu i PS-së në degën Shkodër, Edip Shiroka. Ndërkohë sipas Shirokës gjithçka është duke ndodhur për arsye personale pasi Rama kërkon që në krye të PS-së së Shkodrës të vendosë të besuarit e tij.
Akuzat e Shirokës vijnë pikërisht pas shtyrjes për të disatën herë të zgjedhjes së kryetarit të PS për Shkodrën. Edi Rama, duke shpërfillur vullnetin e elektoratit socialist të qytetit verior, jo vetëm i injoron ata, por njëherazi edhe i paralajmëron për përjashtim të përhershëm nga radhët e degës lokale të PS-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›