Pushimet e Ramës në Dubai nisin me incident, pasi s’e lejojnë të shëtisë lakuriq
Incidentet po shoqërojnë ditët e pushimeve të Edvinit në plazhin e abonuar të Dubait, atje ku vjet ai vendosi dhëmbët 30 mijë eurosh. Dje ka ndërhyrë Policia e Moralit për ta ndaluar liderin e opozitës të niste ekzibicionet e tij të zakonshme nudo
Edi Rama, i cili ka “hoby” të zhvishet sa herë është me pushime në stinën e nxehtë të verës, nuk ka hequr dorë as këtë herë nga kjo traditë, tashmë e konsoliduar. Por, përpos “hoby”-së që demonstron me ndërgjegje, duket se këtë herë, fillimi i pushimeve të tij, është shoqëruar me një skandal. Skandali mësohet se ka ndodhur në aeroportin e Dubait. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes, shqiptarë të shumtë që frekuentojnë plazhet e Dubait, tregojnë se Edi Rama, sapo ka zbritur nga avioni, ka filluar të zhvishet me shpejtësi. Fillimisht, autoritete aeroportuale, kanë besuar se ishte ndonjë performancë e ndonjë artisti amator, i cili ka dashur vetëm të tërheqë vëmendjen. Por, kur, rrobat në trupin e Edi Ramës, po shkonin drejt fundit, menjëherë forcat e sigurisë kanë ndërhyrë dhe forcërisht e kanë larguar Edi Ramën nga terminali i udhëtarëve.
Pas izolimit, në një nga ambientet e sigurisë së aeroportit të Dubait, specialistët e sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, fillimisht, mësohet se kanë qetësuar “personazhin” e striptizmit dhe më pas, kanë filluar të marrin gjeneralitetet e tij.
Nga “bashkëbisedimi” me Edi Ramën, autoritete e sigurisë së aeroportit, kanë mësuar prej gojës së tij, se ai ishte lideri i opozitës në Shqipëri, saktësisht kryetari i PS-së në këtë vend. Kjo nuk i ka bindur autoritetet e sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët, nga kurioziteti, pasi kanë bërë një “search” te imazhet e “Google”-s, kanë parë se “personazhi” i prezantuar me emrin Edi Rama, ishte shumë “publik”, me foto të tipit “lakuriq”.
Kjo ka bërë që autoritet aeroportuale, ta trajtojnë “personazhin” e veçantë si një “rast pa shpresë”. Për këtë, me një autoambulancë e kanë dërguar në spitalin më të afërt, ku mësohet se pas disa qetësuesve, ëhstë lënë i lirë, për të vazhduar “guitën e tij turisti