E Diel, 1 Nëntor 2026

“Protestat e opozitës, ndikim negativ tek biznesi i huaj dhe emigrantët”

Pas ekonomistëve, reagojnë edhe ndërtuesit

Ndërtuesit i kanë quajtur protestat e organizuara nga partitë politike, si indikator negativ në ekonominë e vendit, pasi ndikojnë në mënyrë direkte te biznesi.
Sipas drejtuesve të Shoqatës së Ndërtuesve, në një vend ku protestat janë të shpeshta, bën që shumë investitorë të jenë më të kujdesshëm për të financuar kapitalin e tyre.
“Protestat ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit dhe sektori i ndërtimit i ndjen këto pasoja”, shprehur zëvendësdrejtori i drejtuesve të Shoqatës së Ndërtuesve.
Gjithashtu theksohet se protestat paraqesin një imazh negativ edhe te emigrantët të cilët janë kontribuuesit kryesorë në sektorin e ndërtimit.
“Protestat paraqesin një imazh negativ edhe te emigrantët. Ata duhet të mendohen mirë para se të blejnë një apartament”, thuhet më tej në deklarimin për shtyp të drejtuesit të Shoqatës së Ndërtuesve.
Përfaqësuesit e biznesit shpeshherë kanë ngritur zërin kundër protestave dhe aq më tepër, kur ato nuk realizohen në mënyrë demokratike, pasi janë ata që vuajnë pasojat që transmetohen në ekonominë e vendit. Edi Rama ka paralajmëruar për rinisje të protestave në fillim të sesionit të vjeshtës. Por përfaqësues të PS-së dhe opozitës në tërësi, kanë kundërshtuar idenë e protestave, duke e konsideruar atë si një aksion që do sjellë një tjetër dështim flagrant.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›