E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, e dyzuar për mbledhjen e AK-së



Platforma “Lakrori”, e cila zyrtarisht ka mbërritur në tryezën e Ramës si kryetar partie dhe Ruçit si kryetar i Asamblesë Kombëtare, paraprakisht duhet të kalojë në kryesinë e partisë e nëse ajo kalon këtë fazë, në Asamble për t’u hedhur në votim. Por në PS nuk ka ende asnjë shenjë se do të ketë një mbledhje të kryesisë dhe të Asamblesë. Në bazë të statutit, Asambleja, si një prej strukturave më të larta të kësaj partie, mblidhet një herë në tre muaj, dhjetëditëshi i fundit i këtij muaji përkon me fundin e këtij harku kohor. Më parë duhet të mblidhet kryesia, e cila ka në rend dite përgatitjet për Asamblenë. Por drejtuesit socialistë, duke qenë se disa gjëra të rëndësishme, siç është ngritja e shtabeve elektorale, janë vënë në vijë, mund të zgjedhin të shtyjnë për më vonë mbledhjen e Asamblesë, për në muajin mars, atëherë kur shtohen punët e strukturave për shkak të përgatitjes së fushatës elektorale. Futja në axhendën e Asamblesë Kombëtarë të programit qeverisës të PS-së do të zhvendoste vëmendjen nga platforma e ish-zyrtarit të lartë, por njëkohësisht do të zvogëlonte mundësinë për zbatimin, pavarësisht vullnetit që mund të ekzistojë për ta pranuar atë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›