E Diel, 1 Nëntor 2026

Vesi familjar/Firma e Kristaq Ramës vari poetin Havzi Nela, i biri rinis një kryqëzatë kundër intelektualëve

14-01-2013 / Gazeta 55

Edi Rama është i shurdhër për të dëgjuar zëra të arsyes të papërlyer me politikë. Peticioni publik i dhjetëra intelektualëve si thirrje publike që kreu i opozitës të heqë pritën ndaj integrimit europian ka nervozuar së tepërmi Ramën, i cili në i përkufizoi firmëtarët si, “specie të kultivuara në laboratorin e Enver Hoxhës”.
Në fakt, Edi Rama është produkt i mirëfilltë i këtij laboratori duke qenë edhe drejtues i Partisë që trashëgoi të gjithë strukturat, frymën dhe kromozomet totalitare të regjimit komunist. Nuk duhet harruar për asnjë moment se Edi Rama është produkt biologjik i Kristaq Ramës, daltaxhiu i diktaturës që firmoste varje intelektualësh dhe poetësh. Edukata familjare lejonte varjes poetësh dhe përbuzja publike e Ramës nuk është gjë tjetër veçse sipërfaqja e urrejtjes për inteligjencën jo konformiste.
Etiketimi i Ramës kundër intelektualëve është në frymën anti-inteligjencës të PS si parti e “punës dhe punëtorëve”.
Ndër firmëtarët e këtij peticioni ka personalitete që kanë vuajtur me burg të rëndë regjimin komunist, poet e shkrimtarë, dhe t’i quash “specie të laboratorit të Hoxhës” është ridënimi më meskin që mund të bëhej prej Ramës.
Ndërkohë, sulmi denigrues i Ramës  ndaj shumë profesionistëve të ndershëm që shkojnë çdo ditë në punë për synim të izolojë problemin. Ndërsa problemi është se Edi Rama ka Rama ka bllokuar votimin e 3 ligjeve duke dalë kundër proceseve integruese që kërkojnë të votohen këto 3 ligje. Rama radikalizon gjuhën publike për të neutralizuar edhe zërat e pavarur që mendojnë ndryshe nga opozita.
Çështja e qarkut Fier doli të ishte një blof i keqmenaxhuar për interesa të ngushta me motive të dobëta elektorale. Sjellja diktatoriale e Ramës për të goditur shumë profesionistë të ndershëm që ngrenë zërin për pengimin artificial të projektit europian të shqiptarëve  ngjason shumë me “goditjet” e Hoxhës ndaj kategorive të ndryshme të shoqërisë, kur shpallte puçistë në ekonomi, ushtri, kulturë, etj. 
Ndërkohë në më pak se 48 orë shkon në 173 numri i intelektualëve dhe personaliteteve që kanë firmosur letrën drejtuar z. Rama për votimin e 3 ligjeve.
Janë artistë, mjekë, historianë dhe akademikë të cilët kanë nënshkruar letrën, që i kërkon Edi Ramës të lejojë deputetët e Partisë Socialiste të votojnë 3 ligjet e integrimit.
Nga ana tjetër, lidershipi socialist ende s’ka asnjë reagim ndaj insistimit të elitës së kombit, për të mos i humbur vendit dhe qytetarëve shqiptarë, shansin e madh për integrim në familjen e madhe europiane.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›