PS hoqi maskat dhe makiazhet - lugati komunist po e kërcënon sërish demokracinë
Sa më shumë po afrohet dita e zgjedhjeve të 23 Qershorit, aq më tepër e majta ish-komuniste po heq maskën dhe makiazhin e sajë duke u paraqitur përpara shqiptarëve me fytyrën e sajë të vertetë. Duke humbur durimin përballë alternativës qeverisëse të Partisë Demokratike dhe të mitingjeve masive të sajë që po mbushin sheshet e qyteteve të Shqipërisë, tani si shpresë e vetme për të shpëtuar çfarë mundet të shpëtohet, Edi Rama me megalomaninë e një politikani të dështuar, po e kërkon elektoratin e Partisë Socialiste në pjesën më ekstreme tani më të diskredituar të së kaluarës komuniste që populli shqiptarë me shumë neveri e ka hedhur në koshin e plehrave të historisë. Aleanca me 4 Parti Komuniste, e ka çoroditur elektoratin socialist,të atyre socialistëve që aspirojnë për një parti të modelit të socialistëve europianë. Duke dështuar për të mbushur të paktën ndonjë rrugicë të qyteteve të Shqipërisë, Edi Rama ka preferuar të takojë grupe njerëzish që më tepër i fyen se sa bashkëbisedon me ata. Ndërkohë kur flet për një të ashtuquajtur “program”të Partisë Socialiste,nga dita në orë,çfarë flet sot nuk flet nesër. Bën premtime, por rrugët se si mundet të realizohen ato premtime mbeten enigmë. Flet për rritjen e mirëqenies së popullit por nga ana tjetër se si mundet të rritet kjo mirëqenie nuk ka asnjë argument. Sot thotë se “do të heqë taksat për të gjithë biznesin e vogël”, një ditë tjetër thotë se “jo kam thënë se do të uli taksat për biznesin e vogël”. Një qytetar i thjeshtë po më thoshte një ditë se - “u ndodha rastësisht në një takim të Edi Ramës dhe me kureshtje thashë me vete ta dëgjoj. Foli sa foli, duke zgurdulluar sytë e duke bërë figura gjeometrike në ajër me duar e me këmbë. Më në fund disa njerëz filluan t’i bënin disa pyetje që dukeshin hapur ishin të përgatitura më parë nga organizatorët e takimit,që të ishin sa më larg realitetit. Me leje-u ngrita-por e pashë se nuk isha i mirëpritur, se nuk ma dhanë mikrofonin. Po unë kam një pyetje z.Rama, si mundet të rritet mirëqenia e popullit kur juve nuk flisni asnjë fjalë se do të rrisni pagat dhe pensionet? - Ama ja futi një pordhë ky - tha Edi Rama dhe të pranishmit qeshën sa mundën me hipokrizi. Unë mbeta shumë i fyer. Lëre se ka rrjedhur ky-më foli dikush aty afër.
Sa më shumë po afrohet dita e zgjedhjeve të 23 Qershorit, koalicioni i majtë ka pësuar një krisje që po thellohet për çdo ditë. Programi i Ilir Metës, aleati më kryesor, është krejt i kundërt me atë që përpiqet të paraqesë Edi Rama. Kjo mosmarrëveshje po bëhet publike se në asnjë rast nuk po e shohim Edi Ramën me aleatët në takime me popullin. Në daljet e tyre publike dikush i bie dajres, të tjerë kanë avazin e tyre të mospërfilljes. Humbja e Edi Ramës në këto zgjedhje është bërë pothuajse një fakt i kryer. Pa asnjë rrugëdalje tjetër, Edi Rama po përgatit mos pranimin e rezultatit të zgjedhjeve. Duke u kapur si i mbyturi pas kashtës së barit, ka lënë një shteg të ngritur me një kurth tinzar por mjaft të lexueshëm. Ka varur shpresat në bojkotin e mundshëm ose të mos pranimit të zgjedhjeve se gjoja KQZ nuk është e përfaqësuar nga Partia Socialiste. Po çfarë po e pengon Edi Ramën të plotësojë vendet vakante në KQZ edhe me ndërhyrjen energjike të ndërkombëtarëve? Asgjë tjetër vetëm një shkak për të mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Pasi u diskreditua përpara opinionit kombëtarë dhe ndërkombëtarë duke mos pranuar votimin e 3 ligjeve në Parlament që ishte kushti i marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, Edi Rama po përgatitet ta pengojë përsëri e përsëri Shqipërinë në rrugën e demokracisë dhe të integrimit. Një farë pseudo-analisti i paguar nga Koço Kokëdhima (ka mundësi që edhe Kokërdhima të zbulohet se është nga Mirdita ashtu si Edi Rama),predikonte se “anëtarët e KQZ do të mbajnë përgjegjësi se po marrin vendime me vetëm 4 anëtarë”. Atëherë sipas këtij truthari si duhet të zgjidhet problem? Sigurisht të sabotohet procesi zgjedhor. Që institucionet ndërkombëtare të funksionojnë Shqipërinë në listën e vendeve që nuk mundet të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky veprim antikombëtar deri në shkallën e trathtisë kombëtare, bëhet për të vetmin qëllim të ëndrrës së një skizofreni të sëmurë psiqik si Edi Rama që shikon ëndrra me sy hapur se do të bëhet larg qoftë kryeministër. Këtë qëllim antikombëtarë po e kuptojnë edhe socialistët më të vendosur në Partinë Socialiste. Ata po distancohen në mënyrën më të hapur nga politika qorre e Edi Ramës, duke u larguar edhe nga fushata e Partisë Socialiste. Tubimet e socialistëve po tkurren dhe po bëhen gjithnjë më të zbrazura.
Nuk është për t’u çuditur se këtë hapësirë të zbrazur po tentohet që ta zëvendësojnë 4 partitë komuniste në koalicion me Edi Ramën. Më aktive nga këto parti komuniste duket se është e ashtuquajtura Parti e Punës e Riorganizuar. Epiqendra e kësaj partie komuniste dhe ideatori i sajë kryesorë është i biri i diktatorit Hoxha. Në një intervistë të botuar në Gazetën Panorama të ditëve të fundit, Kryetari i kësaj partie Marko Dajti deklaron se “me Edi Ramën kryeministër do të vendosim shtatoren e Enver Hoxhës në Tiranë”. Dhe vazhdon: “Shtatorja është gati me uniformën e gjeneralit dhe do të vendoset në Tiranë me 16 Shtator. Me fitoren tonë përkrah kryeministrit Edi Rama do të rivendosim në vend shumë padrejtësi që u janë bërë komunistëve të Partisë Punës dhe Enver Hoxhës”. Duke vazhduar me tej lugati komunist deklaron se “Do të kërkojmë rigjykimin e ish-të përndjekurve politik nga gjykatat nëse e meritojnë dëmshpërblimin. Sipas lugatit komunist “shumica e tyre kanë qenë njerëz ordinerë dhe regjimi ka ndëshkuar shumë pak njerëz padrejtësisht nga gabimet e gjykatave”. Duke vazhduar në apologjinë e tij prej krimineli ai shkon aq larg duke deklaruar se partia e tyre do t’i japë tonin qeverisjes së ardhshme dhe do të kërkojë që përdorimi i drogës të bëhet i ligjshëm, duke mbjellë dhe kultivuar lirisht Canabis Sativa.-Mundet të më thotë dikush se këto deklarata kërcënuese për demokracinë në Shqipëri janë të një grupi njerëzish pa rëndësi dhe që nuk përbëjnë peshë në politikën shqiptare. Ky argument do të më pëlqente shumë nëse kjo parti e drejtuar nga i biri i diktatorit Hoxha nuk do të ishte në koalicion me Edi Ramën. Edhe mundësia tjetër e mohimit bie poshtë. Përse Edi Rama nuk distancohet nga deklarata të tilla në qoftë se me të vërtetë ai nuk është dakord? Përse Partia Socialiste edhe për një lajm çfarëdo nepërmjet zëdhënsit të sajë bën publik qëndrimin e sajë politik,ndërkohë për deklaratat e tilla hesht si gurë varri. Hesht se është dakord,është pjesë e veprimit politik të Partisë Punës si trashëgimtarja e drejtpërdrejtë e krimeve të sajë kundër popullit. Partia Socialiste hapur hoqi maskat dhe makiazhet si forcë destruktive dhe kundër interesave kombëtare.Është detyrë patriotike përpara Atdheut, detyrë përpara fëmijëve tanë, që ta ndalojmë Edi Ramën në çmendurinë e tij. Të mos neglizhojmë për asnjë çast dhe në zgjedhjet e 23 Qeshorit të gjith shqiptarët që aspirojnë për një Shqipëri si Europa dhe kundër lindjes sllavo-bolshevike,të ndëshkojnë me votë dhe të ndalojnë të sëmurin psiqik të Partisë Socialiste në aventurën e tij, që do të ishte tragjike për kombin tonë. Nuk duhet të lejojmë Shqipërinë tonë të vuajtur shumë, që lugati komunist pas më shumë se dy dekada nga varrosja e tij, të ringjallet në përpjekje t’i bëjë gjëmën demokracinë, të kërcënojë të ardhmen tonë të përbashkët.