PS-ja bën gati “dosjen e zezë” për zgjedhjet e 28 qershorit
Dosja do të jetë prova e PS-së për mosnjohjen e zgjedhjeve. Në selinë rozë ka nisur dokumentimi i të gjitha manipulimeve të ndodhura
Shaban Sulçe
Partia Socialiste po avancon gjithnjë e më tepër në hapat e saj për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Selia rozë është e bindur se është dëmtuar jashtëzakonisht si rezultat i manipulimeve të kryera nga makineria shtetërore dhe për këtë arsye pritet që qëndrimin e saj politik ta argumentojë përpara faktorit ndërkombëtar duke i paraqitur “dosjen e zezë” që përmban provat e cenimit të votave dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve. Për këtë arsye Partia Socialiste ka nisur një proces të gjerë të mbledhjes së informacionit për të gjitha manipulimet e ndodhura në çdo qendër votimi në të 12-të qarqet e vendit. Ky informacion do të dokumentohet dhe do të shoqërohet me prova filmike dhe dokumente, të cilat do të vërtetojnë cenimin e procesit zgjedhor. Për këtë detyrë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ngarkuar të 140-të kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.
Zgjedhjet
Selia rozë ka deklaruar se nuk do t’i njohë zgjedhjet në rast se do t’i grabitet mandati i 9-të në qarkun e Fierit, për të cilin ajo është tërësisht e bindur se e ka fituar në zgjedhjet e 28 qershorit. Aktualisht KQZ-ja ka vendosur t’ia heqë PS-së këtë mandat dhe selia rozë është shumë pranë mosnjohjes së zgjedhjeve dhe Parlamentit të ri. Megjithatë, ky vendim nuk mund të përkrahet nga faktori ndërkombëtar, aq më tepër kur bëhet fjalë vetëm për një mandat të vetëm. Në këtë mënyrë, Partia Socialiste do ta vazhdojë betejën e saj duke paraqitur para faktorit ndërkombëtar jo vetëm provat e manipulimeve në qarkun e Fierit, por edhe çdo cenim, deformim dhe manipulim që kanë pësuar votat e saj në të 12-të qarqet e vendit. Në selinë rozë ka filluar mbledhja e të gjithë këtij informacioni, i cili vjen nga çdo zonë e vendit. Të gjitha manipulimet do të dokumentohen në një dosje të posaçme, të cilën Partia Socialiste do t’ia paraqesë faktorit ndërkombëtar, misionit të OSBE-ODIHR-it, Bashkimit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit etj. Këto prova do të justifikojnë edhe qëndrimin e saj për mosnjohjen e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Dokumentimi
Procesi i dokumentit të të gjitha manipulimeve që pretendon Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht tri ditë më parë, gjatë një takimi që kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi me të 140-të kandidatët për deputetë. Gjatë takimit Rama u ka kërkuar kandidatëve që të mbledhin të gjithë informacionin e nevojshëm që ka të bëjë me manipulimet që kanë ndodhur si gjatë procesit të votimit, ashtu dhe gjatë procesit të numërimit të votave. Sipas kryesocialistit, i gjithë ky informacion duhet të dokumentohet në mënyrë që Partia Socialiste, me anë të raporteve të posaçme që do të hartojë, t’ia vërë në dispozicion të gjithë faktorit ndërkombëtar. Gjatë kësaj jave, Partia Socialiste nisi gjithashtu edhe procesin e denoncimit publik të këtyre manipulimeve. Gati çdo ditë, kandidatët dhe deputetë të Partisë Socialiste kanë denoncuar manipulimet në zonat përkatëse. Kështu, deputeti Ilir Beqja ka denoncuar manipulimet e ndodhura në qarkun e Shkodrës, Erion Braçe ka denoncuar manipulimet në qarkun e Beratit, Namik Dokle në qarkun e Tiranës dhe Saimir Tahiri në zonën e Kombinatit, po në Tiranë.
10 Korrik 2009