PS-ja feston 18-vjetorin e themelimit, Rama: “Më 28 qershor festojmë fitoren”

Shaban Sulçe
Partia Socialiste ka festuar dje 18-vjetorin e themelimit të saj. Në një ceremoni festive të zhvilluar në kodrat e Liqenit Artificial, drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste kanë përkujtuar 12 qershorin e vitit 1991, datë në të cilën u themelua partia më e madhe e së majtës. Në këtë ceremoni merrnin pjesë, përveç kryetarit të PS-së, edhe shumë kandidatë të PS-së për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit, por dhe ish-themelues dhe drejtues të kësaj partie, si Luan Hajdaraga dhe Moikom Zeqo. Gjatë fjalës së tij në këtë takim kryesocialisti Edi Rama tha se 12 qershori është një datë historike. Ai shtoi se Partia Socialiste ka në AND-në e saj vetëtransformimin. Rama tha se pikërisht në sajë të këtij vetëtransformimi që ka pësuar PS-ja në drejtimin e tij do të arrihet fitorja spektakolare në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Rama
Duke folur për listën e kandidatëve të Partisë Socialiste Rama tha se këta kandidatë përbëjnë një ekip shumë të mirë përfaqësues, të cilët janë të angazhuar për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri. “Unë jam shumë krenar që Partia Socialiste mund t’i ofrojë jo vetëm Tiranës, por gjithë Shqipërisë kuadro që janë pjesë dhe shprehje e sipërmarrjes. Janë shprehje e përkatësisë ndaj komunitetit dhe përbëjnë ato ekipe deputetësh që nesër do të qeverisin Shqipërinë për 4 vjet”, - tha Rama.
Duke iu përgjigjur sërish akuzave të kryeministrit Berisha për mungesën në listën e kandidatëve, kryesocialisti tha: “Sali Berisha e përsërit vazhdimisht, çdo ditë, se më do mua të jem në krye të listës së deputetëve. Në fakt, një karrige deputeti pas 28 qershorit do t’i duhet atij të ulet, sepse mandati ma kërkon të rri në këmbë, në një detyrë tjetër. Por ndërkohë unë u them të gjithë qytetarëve që të bëjmë krahasimin midis të parit të listës së PD-së dhe së parës në listë që kemi ne, që është një tjetër shprehje e asaj që thotë PS-ja, e fuqisë që ka sot PS-ja për të përfaqësuar shumë më tepër sesa vetveten dhe për të qenë e shtrirë shumë më lart”, - tha Rama.
Dokle
Një prej themeluesve të PS-së, Namik Dokle, pasi uroi dje 18-vjetorin e partisë, u bëri thirrje shqiptarëve që së bashku me PS-në të zgjedhin rrugën e duhur me votën e 28 qershorit. “Duhet ta shmangim Shqipërinë nga rruga e këtyre skandaleve që nuk e afrojnë me Europën, por e çojnë në Gërdec. Ne e duam Shqipërinë me modelin e Tiranës dhe jo me modelin e Gërdecit”, - u shpreh Dokle në një fjalë të shkurtër para pjesëmarrësve, në ditëlindjen e PS-së. “Ne duhet t’ia heqim qafe Shqipërisë këtë qeverisje, qeverisjen e Sali Berishës, që sot, nëse mund ta japim në gjuhën e koalicioneve politike, është poli i varfërisë, poli i skandaleve, poli i mungesës së perspektivës. Ne këtë pol duhet ta ulim në stol”, - tha Dokle.
Tahiri
I cilësuar nga kryetari socialist si “Qemal Stafa i shekullit të 21-të”, Saimir Tahiri, njëri prej kandidatëve për deputetë në Tiranë, u kërkoi socialistëve të të gjithë Shqipërisë që më 28 qershor t’i tregojnë me votë Sali Berishës se fitojnë dhe dinë të qeverisin vendin. “Unë dua t’ju falënderoj të gjithëve, vullnetarët, ju socialistët, falënderoj dhe të gjithë ata shqiptarë që si ne këtu kanë arritur që në këto 18 vite të ruajnë pa na vjedhur shpirtin e demokracisë. Ne më 28 qershor duhet t’i tregojmë Sali Berishës që dimë t’i fitojmë zgjedhjet dhe dimë ta qeverisim këtë vend”, - u shpreh Tahiri.
13 Qershor 2009