Shefat e diplomacive të BE-së shmangin vendimin për heqjen e vizave me shtetet e rajonit
Më 15 qershor ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë raportin për liberalizimin e vizave
BRUKSEL - Pas ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë do të jenë kryediplomatët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian që do të debatojnë për raportin e liberalizimit të vizave me shtetet e rajonit, ndonëse nuk do të merret asnjë vendim në lidhje me këtë çështje. Burimet zyrtare të Zyrës për Çështjet e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë njoftojnë se një nga temat e axhendës së takimit të krerëve të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së do të jetë çështja e liberalizimit të vizave. “Këshilli do të diskutojë liberalizimin e vizave në lidhje me Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë, në këndvështrimin e progresit të bërë nga këto shtete”, - thuhet në axhendën e takimit. Më tej thuhet: “Ai (Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së, - shën.red.) mund mbështesë përforcimin e bashkëpunimit rajonal mes shteteve në Europën Juglindore dhe të theksojë rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”. Zyrtarisht theksohet se Këshilli i Ministrave të Jashtëm, i drejtuar nga Solana, thjesht vetëm do të debatojë për raportin prej 100 faqesh të përgatitur nga Komisioni Europian në muajin maj të këtij viti. Në këtë takim shefat e diplomacive të 27 vendeve do të diskutojnë edhe për zhvillimet në Bosnjë dhe në Serbi. Çështja e heqjes së vizave mes shteteve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nuk do të diskutohet as në takimin e Këshillit Europian, që do të zhvillohet më datë 18 qershor të këtij viti. Sërish, edhe këtu, burimet zyrtare njoftojnë se krerët e qeverive do të debatojnë për zhvillimet ndërkombëtare, krizën ekonomike dhe problemet që dolën në takimin e G20-s, ndryshimet klimaterike dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe disa çështje të tjera të brendshme të politikës së BE-së.
Tri ditë më parë komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Europian, Oli Ren, tha se shpreson që deri në fund të këtij viti serbët të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së. Sipas tij, Serbia është treguar një partnere aktive dhe e besueshme në realizimin e detyrimeve të saj për rregullat që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Në listën e vendeve të rajonit që kanë realizuar të gjitha kushtet e udhërrëfyesit të vizave, vetëm Maqedonia ka arritur standardet, ndërsa vendet e tjera kanë realizuar ose shumicën e tyre, ose pjesërisht. Shqipëria dhe Bosnja renditen të fundit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor për realizimin e standardeve dhe ka pak shpresa që të përfitojnë liberalizim vizash para mesit të vitit 2010.
Albert Gjoka
13 Qershor 2009