PS-ja, gati ankimimi në Kushtetuese të ligjit “Për dosjet”
Ankimimi do të bëhet menjëherë në rast të botimit të ligjit në Fletoren Zyrtare. Cilat janë 16 nenet e ligjit që bien ndesh me Kushtetutën
Shaban Sulçe
Partia Socialiste do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e saj ndaj ligjit të dosjeve, të miratuar në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca aktuale. Ligji në fjalë, i cili është kontestuar fuqishëm jo vetëm nga opozita, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të dhe vendet e BE-së, ende nuk është dekretuar nga ana e Presidentit të Republikës Bamir Topi. Por pavarësisht vendimit të Presidentit Topi, selia rozë është e përgatitur për ta çuar deri në fund luftën institucionale ndaj ligjit të dosjeve. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se ankimimi në Kushtetuese të ligjit të dosjeve do të bëhet menjëherë pasi ai të botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Vendimi i Partisë Socialiste për të ankimuar ligjin e dosjeve në Gjykatën Kushtetuese u bë publik nga selia rozë, menjëherë pas miratimit të këtij ligji. Drejtues të saj thanë se PS-ja shprehte shqetësimin e saj të thellë për kalimin e ligjit, të ashtuquajtur për pastërtinë e figurës, me shumicë të thjeshtë në mënyrë të njëanshme, duke shkelur të gjitha parametrat dhe përvojën europiane të hartimit të ligjeve të tilla në vendet që kanë dalë nga diktatura komuniste.
Ligji
Ligji për hapjen e dosjeve u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 22 dhjetor, vetëm me votat e maxhorancës. Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, e bojkotoi seancën duke e kontestuar ligjin në fjalë. Gjatë seancës së miratimit të ligjit, kryeministri Berisha deklaroi se bojkoti i opozitës ishte shprehje e lidhjes së saj me të kaluarën kriminale të diktaturës komuniste. Berisha pranoi se ligji nuk ishte i përkryer dhe se mund të kishte mangësi, por sipas tij ky ligj i bënte një shërbim të madh shoqërisë për t'u shkëputur nga e kaluara. Ligji u miratua me 74 vota pro dhe 2 kundër.
Partia Socialiste
Partia Socialiste kontestoi ashpër projektligjin për dosjet, tashmë të kthyer në ligj, pas miratimit të njëanshëm nga ana e maxhorancës. Kreu i PS-së, Edi Rama, deklaronte se projektligji aktual për dosjet po mbrohet me forcë nga kryeministri Berisha jo për të vënë në vend drejtësinë për viktimat e komunizmit, por për të mbrojtur Berishën dhe ministrat e tij nga Drejtësia. “Sali Berisha është kapur pas viktimave të komunizmit për të shpëtuar anijen e qeverisë së tij që po mbytet në kënetën e korrupsionit dhe as nuk do t'ia dijë për kërcënimin që i vjen procesit zgjedhor për shkak të papërgjegjshmërisë së tij. Madje, ai shkon aq larg, sa të mohojë publikisht jo vetëm deklaratën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për antikushtetutshmërinë e projektligjit famëkeq, por edhe telefonatën me një zyrtar të lartë amerikan e mik të shquar të shqiptarëve, i cili i ka shprehur drejtpërdrejt kryeministrit shqiptar shqetësimin serioz të partnerit tonë të madh për këtë hap aspak të dëshiruar në kundërshtim me Kushtetutën e me shtetin ligjor”, - ka deklaruar Rama.
Ai shprehu gatishmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar në realizimin e një ligji sipas standardeve europiane.
Shkeljet antikushtetuese
Ligji për dosjet, i votuar nga maxhoranca, por i kontestuar fuqishëm jo vetëm nga opozita, por edhe nga faktori ndërkombëtar, rezulton në kundërshtim me Kushtetutën në të paktën 16 dispozita të saj. Shkeljet kushtetuese të këtij projektligji kanë të bëjnë me ndërprerjen e mandateve dhe me shkeljen e të drejtave të njeriut. Ligji për dosjet bie ndesh me 16 dispozita të Kushtetutës, pikërisht me ato që kanë të bëjnë me zgjedhjen e deputetit, Presidentit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës së Lartë, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një kohë që Kushtetuta rregullon me anë të këtyre dispozitave emërimin dhe shkarkimin e shumë funksionarëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, projektligji i PD-së për hapjen e dosjeve parashikon ndërprerjen e mandateve për këta funksionarë dhe zyrtarë.
10 Janar 2009