Procedurat që duhet të ndiqen për aplikimin e kartave të identitetit
Mënyra e pagesës dhe afatet e aplikimit në të gjitha institucionet. Pasojat që do të kenë ata që nuk aplikojnë dhe mënyrat e penalizimit
Emanuela Sako
Tashmë që pajisja me karta identiteti u bë fakt i kryer, qytetarët duhet t’u nënshtrohen disa procedurave për t’u pajisur me dokumentin përkatës. Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme shpjegojnë të gjitha mënyrat e aplikimit, afatet, pagesën dhe vendin ku duhet të drejtohen të interesuarit. Procedura për pajisjen me karta identiteti nis me pagesën e faturës prej 1200 lekësh në zyrat postare dhe më pas paraqitja me mandatin e pagesës në zyrat e gjendjes civile përkatëse. Me marrjen e shenjës së gishtit, fotografimit dhe firmës elektronike, shtetasit riverifikojnë të dhënat e tyre dhe presin më pas njoftimin në banesë për t’u pajisur me këtë kartë. Banorët e Tiranës e nisin procesin e aplikimit të hënën e ardhshme, ndërsa deri më 31 janar ky proces do të ketë përfshirë të gjithë Shqipërinë. Ky është afati i fundit i aplikimit që është vendosur nga qeveria shqiptare.
Aplikimi
Qytetarët duhet të drejtohen në njësitë vendore përkatëse për të nisur procedurat e aplikimit për kartat e identitetit. Aplikimi për letërnjoftimin dhe pasaportën biometrike kryhet në zyrat e regjistrimit pranë bashkive, komunave, njësive bashkiake përkatëse. Aplikimi kryhet për personat që kryejnë pagesën dhe disponojnë mandat-arkëtimin përkatës për çdo dokument. Pagesa kryhet në zyrat e postës, ose në zyrat e financës të institucioneve përkatëse. Nisur nga sasia e stacioneve të aplikimit, në të gjithë Shqipërinë janë 400 të tilla, kapaciteti për aplikim për kartat në një ditë është 20 deri në 25 mijë shtetas. Procedura për pajisjen me karta identiteti nis me pagesën e faturës prej 1200 lekësh në zyrat postare dhe më pas paraqitja me mandatin e pagesës në zyrat e gjendjes civile përkatëse.
Penalizimet
Qeveria ka parashikuar vendosjen e sanksioneve për të gjithë shtetasit shqiptarë mbi 18 vjeç, të cilët nuk do të aplikojnë për pajisjen me karta identiteti. Katër ditë nga afati i përcaktuar nga qeveria për shpërndarjen e kartave të identitetit, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka bërë të ditura sanksionet që do të merren për kategoritë e caktuara të personave që do të hezitojnë të aplikojnë për t’u pajisur me këto karta. Të gjithë personat që punojnë në administratën publike dhe lokale, në rast mosaplikimi deri në datën 25 shkurt 2009, nuk do t’i marrin rrogat ose shpërblimet. Pensionistët nuk do të marrin pensionet në rast se nuk kanë aplikuar deri më 25 mars 2009. Shtetasit të cilët nuk aplikojnë deri në 30 prill 2009 nuk do të marrin ndihmën sociale. Nxënësit dhe studentët të cilët nuk do të aplikojnë, nuk do të lejohen të futen në provime. Sanksione të tjera janë: mohimi i shërbimit në zyrat e gjendjes civile, mohimi i lëshimit dhe rinovimit të lejeve të licencave të dhëna nga organet e pushtetit qendror dhe vendor, mohimi i aplikimit dhe pajisjes me certifikatë pronësie nga ana e zyrës së pronësisë, mohimi i aplikimit dhe lëshimit të dokumentit si leje drejtimi të automjetit dhe kolaudimin e tyre. Gjithashtu nuk do të lejohen të dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë emigrantët, të cilët nuk disponojnë kodin e aplikimit. Sanksioni i detyron gjithashtu edhe emigrantët shqiptarë të pajisen me këtë dokument, në të kundërt ata nuk do të lejohen të kalojnë territorin shqiptar pa pasur kodin e aplikimit për kartën.
Fluks në institucione për aplikimin për kartat e identitetit
Punonjësit e institucioneve janë dyndur për të regjistruar emrat për kartat e identitetit në institucionet ku punojnë. Të gjitha bluzat e bardha dhe administrata e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” janë dyndur për të regjistruar emrat për të përfituar kartat e identitetit, por shkaku kryesor ka qenë “frika” ndaj sanksioneve që ka parashikuar qeveria për të gjithë ata qytetarë që janë mbi 18 vjeç dhe nuk aplikojnë brenda afateve. Nëse punonjësit nuk do të aplikojnë, gjëja e parë që rëndon mbi ta është mospërfitimi i rrogës mujore, pasi mospajisja me kartë ua heq këtë të drejtë.
Rregullorja parashikon se të gjitha institucionet shtetërore, qendrore apo vendore, marrin masa që pagesa për aplikimin për letërnjoftim për punonjësit e tyre të kryhet brenda institucioneve përkatëse. Ministria e Brendshme po merr të gjitha masat për zbatimin e këtij vendimi të rëndësishëm nga të gjitha institucionet publike dhe të gjithë shtetasit. Aktualisht njësitë vendore të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë janë përgatitur për të pritur fluksin e qytetarëve për kryerjen e aplikimit për kartat e identitetit.
Pasojat kur nuk pajisesh me kartë identiteti
Personat që nuk aplikojnë për t’u pajisur me letërnjoftim, nuk do të përfitojnë shërbimet e mëposhtme:
Pagesa ose shpërblime për të gjithë personat fizikë të punësuar në administratën dhe institucionet publike, si dhe personat e punësuar në shoqëri, agjenci apo ente shtetërore, qendrore apo vendore, nëse nuk kanë aplikuar deri më 25 shkurt 2009;
Pagesa apo shpërblime për pensionistët nëse nuk kanë aplikuar deri më 25 mars 2009
Pagesa për ndihmë, përkrahje sociale apo çdo lloj ndihme tjetër ofruar nga institucionet publike, qendrore dhe vendore, nëse nuk kanë aplikuar deri më 30 prill 2009
Pranimin në provimet e fundvitit dhe regjistrimin në vitin shkollor/akademik pasardhës për të gjithë ata që ndjekin studimet në shkollat e mesme dhe të larta, pjesëmarrësit në konkurse apo gara të ndryshme të organizuara nga Ministria e Arsimit dhe
Shkencës, nëse nuk kane aplikuar deri me 30 mars 2009
Pajisja me pasaportë për jashtë shtetit
Shërbimin në zyrat e gjendjes civile
Lëshim ose rinovim të lejeve, autorizimeve, licencave nga organet e pushtetit qendror/vendor
Nuk do të lejohen të dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
Aplikimi dhe pajisja me certifikatë pronësie nga ana e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme
Aplikimin dhe lëshimin e dokumentit “Leje drejtimi automjeti” dhe kolaudimin e tyre
Lëshimi i vërtetimeve dhe dokumenteve të tjera të ngjashme me to nga administrata gjyqësore.
Shërbimet noteriale
Shpërndarja e karburantit pa akcizë për fermerët
Shërbimi nga zyrat e Alba-Postës
Për shërbimet e parashikuara nga pikat 5 e në vazhdim, afatet fillojnë të zbatohen nga 1 shkurt 2009
10 Janar 2009