PS-ja këmbëngul në Kuvend: “Basha të japë dorëheqjen”
Ministri i Jashtëm: “Akuzat e Prokurorisë, të stisura në zyrën e Edi Ramës”. “Segmente të opozitës e kanë kthyer Prokurorinë në një institucion politik”
Eljona Ballhysa
Deputetët e opozitës kanë përsëritur edhe një herë kërkesën e tyre për shkarkimin nga detyra të ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha. Gjatë seancës së djeshme parlamentare, deputetja Arta Dade e cilësoi të turpshëm përfaqësimin e diplomacisë shqiptare nga një ministër i pandehur që akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërsa deputeti Taulant Balla i bëri thirrje Bashës të japë dorëheqjen dhe të japë shpjegime në prokurori për akuzat e ngritura kundër tij. Ministri Basha nga ana e tij i cilësoi akuzat shpifje të stisura nga zyra e kryetarit të PS-së Edi Rama, ndërsa theksoi se segmente të opozitës e kanë kthyer Prokurorinë e Përgjithshme në një institucion politik.
Opozita
Deputeti socialist Taulant Balla u shpreh: “Në një shtet demokratik një i pandehur vete në prokurori dhe nuk jep shpjegime këtu. Në një shtet demokratik, në një moment që individi, aq më tepër kur është ministër, shpallet i pandehur, duhet liruar nga pozicionet publike që mban. Në Shqipëri, ndryshe nga çdo vend tjetër, një njeri që akuzohet për vjedhjen e 230 milionë eurove vjen në parlament dhe fshihet pas postit të ministrit duke hedhur baltë ndaj shtetit ligjor dhe demokracisë”, - është shprehur deputeti Balla. Ndërsa deputetja Dade tha se rasti “Basha” është flagrant dhe i papranueshëm. Sipas saj: “Një anëtar qeverie vijon të përfaqësojë vendin tonë nga pozita e të akuzuarit për një abuzim financiar të jashtëzakonshëm, kjo është e papranueshme”. “Largimi i tij do t’u shërbente interesave madhore të vendit dhe kombit. Ky do të ishte patriotizëm jodemagogjik. Më lejoni t’ju kujtoj se orët e fundit, vetëm për akuza abuzimesh, që nuk i kalonin një milion dollarë, guvernatori i shtetit të Illinois dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit të zgjedhur Obama, Bllagojeviç, u mor në arrest shtëpie. Imagjinoni nëse do të ishte akuzuar me fakte dhe prova nga prokurorët amerikanë sekretarja e Shtetit në detyrë apo ajo e emëruar për një abuzim të ngjashëm me atë të ministrit tonë të Jashtëm”, - është shprehur Dade. Ajo tha se Basha po mbrohet pas postit të ministrit dhe nga imunizimi që i ka dhënë qeveria problemit të korrupsionit. “Imunizimi i qeverisjes ndaj problemit të korrupsionit dhe shkeljes së ligjit në përgjithësi është një sinjal shqetësues dhe që tregon se dekompozimi i kësaj maxhorance po avancon me ritme të shpejta. Duke mbrojtur ministrat e korruptuar, kjo shumicë do të humbë pushtetin”, - tha Dade, ndërsa theksoi se mirëpret kërkesën për kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2012.
Basha
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, tha se akuzat e Prokurorisë ndaj tij për abuzime me fondet në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës janë një absurd i stisur në zyrat e kryetarit të PS-së, Edi Rama. “Kur lexoj akuzat që kjo Prokurori ngre kundër një ish-deputeti, një ish-ministri dhe aktualisht ministër i Jashtëm, për pabarazi në tendera dhe për shkelje të barazisë në tendera, nuk di nëse deputetë të opozitës e morën ndonjëherë mundimin të lexojnë dokumentet përkatëse dhe të shikojnë që përzgjedhja e konsulentit nuk është bërë me tender. Si mund të shkelet barazia në tendera kur vetë përzgjedhja nuk bëhet me tender? Cili është qëllimi i këtij mashtrimi?”, - është shprehur Basha, duke iu drejtuar deputetëve të majtë në sallën e parlamentit. Ndërsa përsa i takon akuzës për shpërdorim detyre, ai tha se çdo veprim është bërë në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe jo të tij. “Si mund të shpërdorohet detyra kur vetë Këshilli i Ministrave, vendim pas vendimi, ka sanksionuar veprimtarinë e agjencive përkatëse. Është e qartë se kemi të bëjmë me një absurd, me një absurd të stisur në zyrat e Edi Ramës dhe fatkeqësisht të ndërmarrë nga Prokuroria, segmente të së cilës kanë rikthyer prokurorinë politike në Shqipëri”, - tha ministri Basha dje në parlament, ndërsa ka theksuar se diplomacia shqiptare është në kulmin e suksesit të saj në këtë periudhë. Ai bëri të ditur se ka marrë vlerësime pozitive nga ndërkombëtarët për rolin që ka mbajtur diplomacia shqiptare gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që akuzoi opozitën se kërkon të dëmtojë imazhin e vendit.
Çështja "Basha", gjykata rrëzon kërkesën e prokurorisë
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë rrëzoi dje kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për largimin e gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i kërkesë-padisë për çështjen “Basha". Një seancë më parë, përfaqësuesi i Prokurorisë kërkoi largimin e gjyqtares Hajdari me pretendimin se ishte e njëanshme në proces. Gjyqtari Altin Abdiu u shpreh se prokuroria nuk ka asnjë argument ligjor që pretendon për njëanshmërinë e gjyqtares Fatmira Hajdari. Në këtë Gjykatë po shqyrtohet kërkesë-padia e bërë nga avokati mbrojtës i zotit Basha, Zef Nikaj, i cili i "cilëson të paligjshme dy akte të Prokurorisë së Përgjithshme ndaj klientit të tij lidhur me çështjen penale për rrugën "Durrës- Kukës". Ministri Basha akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme se ka abuzuar me detyrën kur ishte ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit gjatë procedurave për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Nën akuzë për të njëjtën çështje është edhe ish-drejtori juridik në këtë ministri, Andi Toma.
Akuzat ndaj Bashës, reagon qeveria: Prokuroria është shndërruar në një parti politike
Pas publikimit të akuzave nga Prokuroria ndaj ministrit Basha ka reaguar dje qeveria. Zëdhënësja për shtyp e Këshillit të Ministrave, Majlinda Bregu, ndërsa ka hedhur poshtë të gjitha akuzat është shprehur se Prokuroria është shndërruar në një parti politike. Më tej, Bregu ka theksuar se ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës është realizuar dhe mbështetet tërësisht dhe ekskluzivisht në vendimet e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të cilat janë marrë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
“Këshilli i Ministrave hedh poshtë pretendimet absurde se i ka marrë këto vendime në kushte të mosinformimit të plotë apo të keqinformimit nga ministri Basha, si trillime të pavërteta dhe pa asnjë bazë faktike apo ligjore, por që synojnë të rikthejnë në Shqipëri kohërat e dënimeve kolektive. Akuza se ministri Basha ka shkelur barazinë në tendera në rastin e përzgjedhjes së konsulentit ndërkombëtar është një manipulim i pastër me faktet dhe ligjin pasi përzgjedhja e këtij konsulenti nuk është bërë me tendër, por në përputhje me ligjin, me prokurim të drejtpërdrejtë nga Këshilli i Ministrave, i cili ka marrë të gjitha përgjegjësitë ligjore me VKM Nr. 460, datë 10 korrik 2006”, - është shprehur Bregu.
Sipas saj, Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën me shoqërinë “Bechtel-Enka” për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit Rrëshen-Kalimash. Ky vendim, sipas Bregut, përkundër pretendimeve të Prokurorisë, është marrë në kushtet e informimit të plotë dhe të përgjegjshëm të Këshillit të Ministrave. “Këshilli i Ministrave ka proceduar me vetëdije të plotë dhe përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese për miratimin e të gjitha vendimeve përkatëse në lidhje me ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash. Ministri Basha ka zbatuar me përpikmëri, transparencë dhe përgjegjshmëri të plotë të gjitha detyrimet e tij që rrjedhin nga vendimet e Këshillit të Ministrave për ndërtimin e rrugës.
Akuzat e formuluara ndaj ministrit Basha janë thjesht përpjekje primitive dhe të dështuara për ta shndërruar prokurorinë në një parti politike nga armiqtë dhe kundërshtarët e korridorit shqiptar”, - është shprehur Bregu.
12 Dhjetor 2008