Qarku i Tiranës, numri i deputetëve për PD-në, PS-në dhe LSI-në sipas formulës D Hondt
Sipas rezultateve të 2005-s: PD-ja, partia me numrin më të madh të deputetëve. Po sipas kësaj formule: E majta, fituese në krahasim me të djathtën
Shaban Sulçe
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të sjellin një betejë të ashpër elektorale midis dy partive kryesore, PS e PD, dhe koalicioneve të drejtuara prej tyre në qarkun e Tiranës. Ky përfundim arrihet jo vetëm për faktin se në qarkun e Tiranës do të ketë numrin më të madh të deputetëve, por edhe nëse analizon rezultatet zgjedhore të këtyre dy partive dhe aleatëve të tyre në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005. Sipas formulës D’hondt të numërimit të votave dhe shpërndarjes së mandateve, nëse rezultatet për koalicionin e PD-së dhe të PS-së do të ishin të njëjta me ato të vitit 2005, në zgjedhjet e ardhshme midis PS-së dhe PD-së pritet të ketë një diferencë shumë të vogël për numrin e mandateve që do të fitojë secila prej këtyre partive në qarkun e Tiranës. Por në garën për Tiranën shfaqet shumë ambicioze edhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe koalicioni i saj, që në rast se do të ketë të njëjtin rezultat si në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 do të marrë të paktën 4 deputetë në qarkun e Tiranës. Gjithmonë duke patur parasysh këtë rezultat, LZHK dhe PDK, në rast se do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme në koalicion më vete dhe konfirmojnë votat e 2005-s, do të kenë mundësinë që të paktën të fitojnë një deputet.
Rezultati
Në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 në qarkun e Tiranës morën pjesë 301254 votues, nga të cilët rreth 136 mijë ishin votues të koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike. Rreth 120 mijë ishin votuesit për Partinë Socialiste dhe partitë aleate të saj, 32 mijë votues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe rreth 6700 vota Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009, numri i deputetëve në qarkun e Tiranës do të jetë 33. Mbi bazën e numrit të votuesve do të bëhet edhe shpërndarja e mandateve. Nëse do të jetë i njëjti numër votues, sa ai i vitit 2005, pragu elektoral për Tiranën është 3%, pra 8800 vota. Duke patur parasysh formulën D’hondt që është sanksionuar në Kodin e ri Zgjedhor, nëse do të jetë i njëjti rezultat si në 2005-n, koalicioni i PD-së do të ketë 15 deputetë, ai i PS-së 14 deputetë, ai i LSI-së 3 deputetë dhe LZHK+PDK 1 deputet. Edhe pse PD-ja mund të konsiderohet e para si forcë politike, me numrin më të madh të deputetëve, e majta në total ka numrin më të madh, edhe pse ai është i shpërndarë në dy koalicionet PS dhe LSI. Gjithsesi, ky konkluzion nxirret vetëm mbi bazën e kalkulimeve të rezultatit zgjedhor të 2005-s me formulën më të re të numërimit të votave D’Hondt. Megjithatë, në zgjedhjet e vitit 2009 pritet të ketë ndryshime të dukshme të rezultateve të tri partive kryesore, PS, PD dhe LSI, për shkak të faktorëve dhe zhvillimeve të shumta politike të ndodhura që nga viti 2005.
Formulat
Formula D’hont së bashku me formulën Saint Laguë janë sanksionuar në Kodin e ri Zgjedhor. Megjithatë, kjo ndërthurje në Kod është kritikuar pasi ajo dëmton partitë e vogla që nuk pranojnë të rreshtohen në koalicionet e drejtuara nga dy partitë e mëdha, PD dhe PS. “Ky kombinim i dy formulave dëmton rëndë partitë politike të vogla që nuk janë pjesë e koalicioneve të mëdha, sepse mandatet e tyre përllogariten me formulën D’hondt. Kjo do të thotë që numri minimal i votave për to për të nxjerrë një deputet është i lartë ndërkohë që partive brenda koalicioneve iu përllogariten mandatet sipas Sainte Laguë ku numri minimal i nevojitur për të nxjerrë një deputet është i ulët. Si pasojë e këtij kombinimi të qëllimshëm të dy formulave të ndryshme të numërimit, partitë e vogla që ngelen jashtë dy koalicioneve të mëdha janë të dizavantazhuar, pra nuk kanë shanse të barabarta garimi në zgjedhje. Gjithashtu, preket barazia e votës brenda të njëjtës zonë zgjedhore që në rastin tonë përkon me qarkun”, - kanë qenë kritikat për Kodin e ri Zgjedhor, në tryezën që organizoi dy ditë më parë Instituti Liberal Shqiptar.
Tabela për Qarkun e Tiranës
Numri i deputetëve 33
Numri i përgjithshëm i votuesve: 660000
Numri i mundshëm i votuesve: 301000
Numri minimal i votuesve, sipas formulës 8800
D’hondt, për të marrë një deputet
Votat e PD-së dhe 136000
koalicionit të saj në 2005-n
Votat e PS-së dhe 120000
koalicionit të saj në 2005-n
Votat e LSI-së dhe koalicionit
të saj në 2005-n 32 000
12 Dhjetor 2008