PS-ja kundër PNUD-it dhe BB-së, refuzon të pranojë uljen e varfërisë

Nuk njeh shifrat zyrtare, sajon shifra absurde
TIRANE - Partia Socialiste ka dalë dje kundër studimit të kryer bashkërisht nga një grup specialistesh të INSTAT-it, PNUD-it dhe Bankës Botërore që evidentonte një
ulje impresionuese të nivelit të varfërisë në vend. Nënsekretari për Programin Politik në PS, Ervin Bushati tha se “qeveria po na risjell parada absurde suksesesh, në vend që të lehtësojë sadopak varfërinë në vend”.
Sipas tij varfëria është 50 për qind më e lartë në zonat rurale se në qendrat urbane ndërsa “pabarazia rajonale për të ardhurat ekonomike të çdo familje është prezent në një formë ekstreme në Shqipëri”.
Ndërkohë, të paktën 200 mijë persona vlerësohet se kanë dalë nga niveli i varfërisë, nga 575 mijë të tillë që kanë qenë në maj të vitit 2005 sipas studimit të INSTAT, PNUD dhe Bankës Botërore, publikuar dy ditë më parë. Studimi nënvizonte se shkak për uljen e varfërisë në masën 17 për qind, është bërë rritja e pagave dhe e pensioneve. Studimi bazohet në të dhënat e mbledhura nëpërmjet anketimit të 3600 familje në periudhat prill-qershor të vitit 2002, maj-qershor të vitit 2005 dhe qershor-gusht 2008 për matjen e nivelit të jetesës.