E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja kundër uljes së taksës së sigurimeve shoqërore

PS konteston projektligjin që ul barrën fiskale për biznesin dhe krijon mundësi të reja për vende pune

TIRANE - Opozita konteston projektligjin e qeverisë për uljen me 5 për qind të taksës së sigurimeve shoqërore për punëdhënësit, i miratuar ditën e hënë me shumicë votash
në komisionin parlamentar i ekonomisë miratoi projektligjin.
Ndonëse kjo masë ndërmerret nga qeveria në kuadër të lehtësimit fiskal të biznesit, Nënsekretari
për Programin Politik në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, e cilësoi këtë projektligji
si një përpjekje të dëshpëruar të qeverisë, pasi sipas tij në realitet nuk ka asnjë reformë në sistemin e pensioneve.
“Si i mandatuar nga Partia Socialiste për të marrë pjesë në grupin e reformës së pensioneve deklaroj me përgjegjësi të plotë se në asnjë nga 5 mbledhjet e këtij grupi qeveria nuk ka paraqitur asnjë opsion për reformë. Për etikë profesionale nuk dëshiroj të bëj sot publike proces-verbalet e mbledhjeve të grupit të punës. Deklarime të tilla dëshmojnë kaosin ku është futur sot Ministria e Financave. Në një deklarim publik në një emision televiziv të datës 11 shtator 2008 Ministri i Financave ka thënë se opozita nuk ka bashkëpunuar për reformën e pensioneve. Pa ndryshuar asgjë në realitet, drejtuesit e ministrisë ndryshojnë deklarim. Para disa ditësh shqiptarët asistuan në teatrin radhës qeveritar ku drejtues të Ministrisë së Financave kundërshtoheshin nga kryeministri vendit. Në ditët kur Ministria e Financave po shpenzon 250 mijë dollarë me spotin e radhës për të reklamuar “arritje të mëdha” në mbledhjen e të ardhurave, ndryshohet për herë të katërt drejtuesi më i lartë i administratës tatimore”, deklaroi Beqja.
Projektligji në fjalë parashikon që ulja e kësaj takse të fillojë nga data 1 maj, ndërsa llogaritet të ketë një faturë prej 4 miliardë lekësh për buxhetin, por realisht qeveria prej liberalizimit pret që kjo faturë të kompensohet nga ulja e informalitetit në tregun e punës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›