Rama vetëdemaskohet, PS do të ankimojë ligjin për dosjet pasi të këtë hyrë në fuqi

Kreu i PS paralajmëron dërgimin e ligjit në Kushtetuese të premten
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka marrë hov nga kërkesa e Brukselit për rishikimin e disa pikave të ligjit për hapjen e dosjeve për të ndërmarrë kryqëzatën
e radhës ndaj procesit jetik për ndarjen e Shqipërisë nga e kaluara. Gjatë një komunikimi të posaçëm me mediat dje pasdite Rama e cilësoi ligjin, “për pastërtinë e figurës”, apo të quajtur ndryshe ligjin e dosjeve, jashtë frymës evropiane.
Edhe pse verbalist lidershipi socialist ka harxhuar plot oksigjen për të kundërshtuar ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit dhe pavarësisht, ndonëse PS ka opozita kanë pasur gjithë këto ditë në dispozicion për ta bërë një gjë të tillë, Edi Rama bëri dje me dije se do ankimojë në Kushtetuese këtë ligj një ditë pasi ai të ketë hyrë në fuqi.
Kryesocialisti deklaroi midis të tjerave se kryeministri Berisha duhet që të marrë mesazhet e BE-së në lidhje me këtë çështje me seriozitetin më të madh.
Kreu i PS-së Edi Rama, bëri më dije se ditën e premte selia rozë do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese paradoksalisht, pas dhe jo para hyrjes në fuqi të këtij ligjit.
“Trimëria” e Edi Ramës, mor hov pas sugjerimit të djeshme të BE-së, e cila ripërsëriste shqetësimet e saj ëpr procedurën dhe ëprmbajtjen e ligjit “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve”.
Ndërkohë po dje, edhe Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, ndërsa ka bërë të ditur se, “nuk jam kundër në parim për një ligj për pastrimin e figurave, një ligj i tillë duhet të bazohet tek shteti ligjor, ka apeluar se, një ligj i tillë duhet të bazohet te shteti ligjor, të jetë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe në respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare”.
Ambasadori Bosch rikonfirmoi më tej edhe gatishmërinë e OSBE-së për të ndihmuar autoritetet shqiptare me aspektet teknike për këtë çështje.