Qeveria, 60 euro shpërblim për një ditë në Çad
Qeveria cakton tarifën prej 60 eurosh si shpërblimi ditor i ushtarakëve shqiptarë, të dërguar në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, në operacionin “EUFOR TCHAD/RCA”, të Bashkimit Evropian. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, trajtimi financiar të fillojë nga data e dërgimit me mision. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në masën 90 675 000 (nëntëdhjetë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Caktimi i shpërblimit ditor të ushtarakëve shqiptar të dërguar në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore bëhet në kuadër të operacionit ushtarak “EUFOR TCHAD/RCA”, të Bashkimit evropian.