PS-ja nis të hënën publikimin e programit
Partia Socialiste e Shqipërisë do të nisë publikimin e programit të saj. Nga burime brenda kësaj partie mësohet që publikimi i programit do të fillojë ditën e hënë. Në takimet që PS-ja do të bëjë me zgjedhësit në zona të ndryshme të Shqipërisë, ajo do të shpalosë edhe pikat e programit të saj. Anëtarët socialistë nuk e kanë publikuar programin duke dashur ta mbajnë sekret. Ditët e fundit në selinë rozë janë shpeshtuar mbledhjet e funksionarëve socialistë. Para dy ditësh, deputeti socialdemokrat, Engjëll Bejtja, deklaroi se PS-ja dhe koalicioni i majtë do të dalin me një program të përbashkët. Ai tha se PSD-ja do të këmbëngulte për disa pika themelore si lufta kundër korrupsionit, ngritja e shtetit ligjor, që nënkupton forcimin e institucioneve dhe konturimim më të qartë të pavarësisë së pushteteve.
13 Prill 2009