PS-ja përplaset me KQZ-në për dështimin e ngritjes së KZAZ-ve në Tiranë
KQZ fajëson selinë rozë si shkaktare të mosngritjes së KZAZ-ve në Qarkun e Tiranës. Reagimi i PS-së: KQZ të respektojë Kodin Zgjedhor dhe të përdorë me eficiencë fondet
Shaban Sulçe
Shpërthejnë polemikat midis Partisë Socialiste dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Shkak për këtë është bërë dështimi i ngritjes së 14 Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në Qarkun e Tiranës. KQZ-ja ka akuzuar për këtë Partinë Socialiste, e cila, sipas instituticionit kryesor të administrimit të zgjedhjeve, ka depozituar me vonesë dhe jashtë afatit listën e komisionerëve, ndërkohë që selia rozë është kundërpërgjigjur ashpër me anë të deputetit të saj Fatmir Xhafaj. Ky i fundit, në një prononcim për shtyp, ka deklaruar se KQZ-ja duhet të zbatojë Kodin Zgjedhor, duke i kujtuar se është detyrë e KQZ-së ngritja dhe konstituimi i KZAZ-ve dhe jo i subjekteve politike. Ajo që dihet është se të paktën për Qarkun e Tiranës, ngritja e KZAZ-ve ka dështuar, ndërkohë që akuzat midis KQZ-së dhe PS-së kanë qenë edhe më të ashpra. Përfaqësues të KQZ-së kanë kërkuar marrjen e masave sanksionuese ndaj Partisë Socialiste, ndërsa selia rozë ka deklaruar që KQZ-ja të respektojë Kodin Zgjedhor dhe të përdorë me eficiencë fondet e akorduara dhe jo t’i shpërdorojë ato.
Xhafaj
Partia Socialiste ka akuzuar KQZ-në se po përpiqet të urdhërojë partitë politike të kryejnë detyra që Kodi ia ngarkon këtij komisioni. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj tha se KQZ-ja duhet të respektojë detyrimet që i ngarkon KOdi Zgjedhor dhe jo t’ua adresojë partive politike plotësimin e këtyre detyrimeve. Sipas Xhafajt, duhet të respektojë Kodin Zgjedhor dhe të përdorë me eficiencë fondet e vëna në dispozicion. “Kam lexuar në media një deklaratë të kryetarit të KQZ-së lidhur me faktin se përfaqësues të KZAZ-ve nuk janë paraqitur në mbledhjet e konstituimit. Është absolutisht e gabuar sepse, me një shkresë të firmosur më datën 31 mars nga kryetari i KQZ-së, jemi njoftuar në datën 1 prill se po në këtë datë do të bëhej mbledhja e KZAZ-ve për Tiranën dhe në datën 2 prill do të ishin mbledhjet e KZAZ-së në qarqet e tjera. Së pari, PS-ja nuk është në dispozicion të kryetarit të KQZ-së, i cili nuk mund të urdhërojë PS-në për të bërë njoftime. Për më tepër, edhe sikur t’ia kërkonte këtë ndihmë PS-së, nuk do të ishte korrekte, që me një shkresë të firmosur në datën 31 mars dhe të sjellë në datën 1 prill në PS t’i kërkonte asaj një gjë krejtësisht të pamundur. Dhe, së dyti, ajo që është më e rëndësishme është se Kodi nuk ngarkon partitë politike, subjektet zgjedhore, me përgjejgësi të kësaj natyre. Kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e KQZ-së, e cila ka për detyrë njoftimin dhe organizimin e veprimtarisë së KZAZ-ve. Për këtë i ka marrë fondet KQZ-ja dhe jo për makinat, dietat apo shpenzimet e pajustifikuara që ka bërë dhe që rrezikon të bëjë nëse nuk do t’i përdorë në funksion të një procesi zgjedhor efektiv. PS-ja është korrekte në faktin që i ka dërguar KQZ-së përfaqësuesit e saj me dokumentet përkatëse. Procesi tjetër, që ka të bëjë me thirrjet e KZAZ-ve në mbledhjet e tyre të para dhe në vazhdimësi, nuk është detyrë e PS-së por e KQZ-së, e stafit të saj dhe kryetarit të KQZ-së. KQZ-ja sot ka një staf që është dyfishi i stafit që ka Kuvendi, por përgjegjësitë që duhet të mbulojë drejtpërdrejt KQZ-ja janë shumë të rëndësishme dhe ato duhet të kenë përgjegjësinë e këtij institucioni dhe kryesisht të kryetarit të saj”, - tha Xhafaj.
KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka fajësuar dy ditë më parë Partinë Socialiste për dështimin e ngritjes së KZAZ-ve në Qarkun e Tiranës brenda afatit të përcaktuar në ligj. Në një deklaratë për shtyp, kreu i KQZ-së Arben Ristani tha se mungesa e komisionerëve të PS-së u bë shkak që nga 14 KZAZ për Qarkun e Tiranës të ngriheshin vetëm tri të tilla. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh shqetësimin e tij të thellë përsa i takon zbatimit të kuadrit ligjor nga disa forca politike, në lidhje me një nga fazat më të rëndësishme të procesit zgjedhor, atë të konstituimit të KZAZ-ve. Këto subjekte politike kanë shkelur në vazhdimësi afatet kohore të përcaktuara qartë në Kodin Zgjedhor. Në fazën e parë, atë të depozitimit të kandidaturave për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, në mënyrë flagrante u shkelën afatet kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Sjellja e këtyre propozimeve jashtë çdo afati ligjor e vuri KQZ-në, përpos vështirësisë që i takon kohës fizike për emërimet, edhe para një fakti të kryer: në përbërjen e listës emërore të komisionerëve socialistë nuk ishte zbatuar kërkesa e të paturit 30% të anëtarëve nga secila gjini. Po kështu, në datën 1 prill, datë e përcaktuar me Vendim të KQZ-së për konstituimin e KZAZ-ve në Rrethin e Tiranës, mungesa e komisionerëve të Partisë Socialiste nuk lejoi ngritjen e më shumë se tre KZAZ-ve nga 14 që duhet të ngriheshin”, - ka thënë Ristani.
3 Prill 2009