"PS-ja tregoi se është një rrezik për demokracinë"
21/05/2009 Deklarata e Artur Roshit
Partia “Balli Kombëtar Demokrat” ka reaguar dje në lidhje me mosrespektimin e afatit për dorëzimin e listave në KQZ nga Partia Socialiste. Kryetari i kësaj partie Artur Roshi u shpreh se PS-ja me aktin e saj tregon se është një rrezik për demokracinë shqiptare, pasi ajo vetë vë në dyshim trajtimin me seriozitet të institucioneve. “Mosrespektimi i afatit të dorëzimit të listave të kandidatëve brenda afatit nga partia më e madhe e opozitës është një shkelje e rëndë ligjore, e cila vë në dyshim seriozitetin e trajtimit të institucioneve nga ana e saj. Partia Socialiste tregoi se është rrezik për demokracinë. Demokracia është liri dhe institucione, por te liria demokratike nuk hyn liria për shkeljen e institucioneve. Në muajt e fundit kemi vërejtur se PS-ja ka akuzuar mazhorancën për mundësinë e rrezikimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, por dje ajo tregoi se kërcënimi real për një proces zgjedhor demokratik është vetë ajo.