Topi rihedh idenë e krijimit të Shengenit ballkanik
21/05/2009 Takimi me homologun Mesiç. Diskutohet anëtarësimi në BE
Presidenti i Republikës Bamir Topi që nga Kroacia është deklaruar optimist për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, edhe pse pranoi se vendin tonë e presin sfidat të mëdha si në aspektin politik, ashtu dhe në atë administrativ e ligjor. Pas takimit që zhvilloi me homologun kroat Stipe Mesiç, kreu i shtetit shqiptar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp përmendi zgjedhjet e përgjithshme politike si pikë referimi shumë e rëndësishme edhe për të ndërmarrë hapat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. “Pavarësisht nga disa situata të veçanta që ekzistojnë në familjen evropiane për çështjet e zgjerimit, unë besoj se ka një predispozicion pozitiv mes vendeve anëtare që ta shohin Shqipërinë në BE, natyrisht duke marrë parasysh edhe plotësimin e kërkesave për realizimin e standardeve. Unë kam besimin se zgjedhjet në Shqipëri do të jenë korrekte dhe do të shënojnë një hap të rëndësishëm drejt demokratizimit të institucioneve ku besoj se institucioni i zgjedhjeve është më i rëndësishmi”, - theksoi Topi. Një kontribut real në krijimin mundësive të reja për bashkëpunimin mes dy vendeve Presidenti Topi theksoi se është liberalizimi i vizave me Kroacinë dhe rikonfirmoi dhe një herë idenë dhe vullnetin e mirë për krijimin e një Shengeni ballkanik. Ndërsa presidenti kroat shprehu gatishmërinë e vendit të tij për liberalizimin e vizave kundrejt Shqipërisë. “Para së gjithash Kroacia duhet ta liberalizojë regjimin e vizave përkundrejt Shqipërisë, e cila regjimin e vet të vizave për qytetarët e Kroacisë e ka liberalizuar deri në fund”, - tha ai. Për sa i takon aplikimit të Shqipërisë për tu bërë vend kandidat i Bashkimit Evropian dhe Kroacisë, që po zhvillon bisedime për futjen në BE, Mesiç tha se ekziston një bllokadë nga ana e Sllovenisë ndaj dy vendeve.