E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Të gjithë të barabartë para ligjit, detyrimi ynë

21/05/2009  Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar nga Burreli se mazhoranca aktuale e djathtë ka punuar gjatë katër vjetve me përkushtim jo vetëm dhe thjesht për tu anëtarësuar në NATO, por edhe për të realizuar standardet e anëtarësimit, sepse ishin standarde për shqiptarët dhe në radhë të parë vendosëm shtetin e ligjit. “Të gjithë të barabartë para ligjit. Ky ishte detyrimi ynë i parë. Detyrimi tjetër ishte ndërtimi i institucioneve demokratike sipas standardeve europiane. U investua në zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos në infrastrukturë. Këto kanë qenë kërkesat e shqiptarëve dhe njëkohësisht angazhimi ynë kryesor”, - ka deklaruar Mediu. Gjatë fjalës së tij në këtë takim elektoral kryerepublikani tha se prioritetet e qeverisjes së këtyre katër vjetve kanë qenë të njëjtat prioritete të të gjithë shqiptarëve. Sipas tij, reformat e ndërmarra i kanë dhënë Shqipërisë një vizion të ri në rajon dhe më gjerë. “Anëtarësimi me të drejta të plota në NATO ishte bërja realitet e një ëndrre të madhe”, - tha Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›