E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS jep alarmin për QV-të: Nuk dihet gjeografia e tyre

 

Partia Socialiste kërkon verifikimin e saktë të vendndodhjes së qendrave të votimit, pasi informacionet e saj janë se ekzistojnë dy palë të dhënash për vendndodhjen e KQV-ve. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj në mbledhjen e pasdites së djeshme ngriti pretendimin se ka ndryshime të ndjeshme të vendndodhjen e KQV, pasi KZAZ ka marrë lista të tjera nga bashkitë dhe komunat, ndërsa KQZ-ja ka dhënë lista të tjera të marra nga ana e Ministrisë së Brendshme (Drejtoria e Përgjithshme e së Gjendjes Civile). “Duhet të ndërhyni zoti kryetar i KQZ-së, pasi ekziston një problematike e tillë. Kërkoj që të verifikohen listat, pasi kjo zhvendosje e qendrave të votimit do të sillte amulli dhe mund të cenonte procesin zgjedhor. KZAZ-të disponojnë të dhëna të ndryshme mbi KQV-të, administrata e KQZ-së ka të dhëna të ndryshme. Mendoj se është një problem shumë i rëndësishëm që duhet të merret në konsideratë, pasi do të ngatërrojnë zgjedhësit në procesin e votimit”, deklaroi Gjonçaj. Ky debat u hap gjatë diskutimit të krijimit të 506 Qendrave të Votimit, ku 76 prej janë qendra të reja, që ngrihen për herë të parë. Deklarata e drejtorit të Komisioneve, Alfred Spahiu se “janë marrë të dhëna nga ministria e Brendshme të dhënat për KQV-ve, vendndodhjen e tyre”, shkaktoi debate në KQZ, pasi përfaqësuesit e partive politike të LSI-së, PS-së theksuan se Kodi Zgjedhor ia delegon kompetencën njësive të qeverisjes vendore. Ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Eridian Saliani shprehet se në shumë prej ambienteve private të QV-ve rezultojnë se janë të militantë të PD-së, madje në ato vend janë ngritur edhe shtabet elektorale të demokratëve. Pas këtyre debateve, KQZ-ja ra dakord që brenda ditës së sotme të 66 KZAZ-të verifikojnë vendndodhjen e QV-ja, duke i paraqitur të gjitha të dhënat në qendër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›