PS, kandidatet femra, të parat në listat e të 12-të qarqeve
Selia rozë, e vendosur për të rritur nivelin e përfaqësimit të grave në Kuvend. Zbardhen disa prej kandidaturave gra, të cilat do të konkurrojnë për PS-në në zgjedhjet e qershorit
Shaban Sulçe
Partia Socialiste pritet të rezervojë një surprizë interesante në listën e saj të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Burime nga selia rozë bënë të ditur për gazetën “Albania” se pritet që listat e Partisë Socialiste për secilin prej 12 qarqeve të vendit të kryesohen nga kandidate femra. Mësohet se selia rozë ka përcaktuar tashmë emrat e të 12 kandidateve femra. Ky vendim është e lidhur me angazhimin e Partisë Socialiste për rritjen e përfaqësimit të grave në Parlamentin e ardhshëm. Praktikisht ky angazhim mund të konsiderohet plotësisht i realizueshëm, duke qenë se në secilin prej qarqeve, PS-ja pretendon të fitojë mandate deputetësh.
Por gjithashtu vendimi mund të konsiderohet edhe një taktikë elektorale, pasi duke pasur në krye të listave vetëm kandidate femra, selia rozë do të kërkojë të përmirësojë në maksimum imazhin e saj në zgjedhje, si dhe të grumbullojë sa më shumë vota nga votueset femra, të cilat përbëjnë shumicën e votuesve në Shqipëri.
Kandidaturat e mundshme
Përveç deputeteve aktuale, Valentina Leskaj, Ermelinda Meksi, Arta Dade dhe Rajmonda Stefa, në vendet e para të listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit pritet të përfshihen edhe kandidate të tjera femra, të cilat, gjatë kësaj periudhe, janë zgjedhur në strukturat e larta drejtuese të Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për anëtaret e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, Ledi Shamku, Lindita Nikolli, Saemira Pino dhe Mimoza Hafizi. Gjithashtu, për përfaqësimin e PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit mësohet të jenë përzgjedhur edhe kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Ermira Danaj, kryetarja e Komisionit për Çështjet Gjinore, Edlira Haxhiymeri, si dhe një prej drejtuesve të Shtabit Elektoral të Partisë Socialiste, Etleva Bisha. Në listat e kandidateve femra të PS-së për zgjedhjet e 28 qershorit do të përfshihen edhe tri kandidate të reja në moshë, përkatësisht drejtuesja e Rrjetit të Vullnetarëve, Ajola Xoxa, ish-aktivistja e lëvizjes “Mjaft”, Elisa Spiropali, si dhe prurja më e re nga G99-a, Olta Xhaçka.
Kuota 50%
Gjatë një takimi të zhvilluar dy ditë më parë me gratë anëtare dhe simpatizante të Partisë Socialiste, kryesocialisti Edi Rama deklaroi se PS-ja është e vendosur që Parlamenti i ardhshëm të ketë një barazi gjinore. Madje Rama theksoi se PS-ja synon që të shtrijë barazinë gjinore në çdo hallkë të shtetit dhe të qeverisjes. “Vendosja e grave në kushte të barabarta me burrat, për t’u dhënë mundësi që të marrin pjesë në jetën politike, është vetëm njëri nga aspektet. Ndaj ne nuk duhet të pranojmë që ky është i vetmi aspekt. Se, edhe sikur të shkojmë në një barazi të plotë të pjesëmarrjes së grave në Parlament, do të ishte e pamjaftueshme nëse nuk do shtrihej kjo gjë në të gjitha nivelet e pushtetit në Shqipëri. Nuk do ishte e mjaftueshme në rast se nuk do hiqeshin pengesat diskriminuese që hasin vajzat e gratë kur duan të japin kontribut në administratën shtetërore të këtij vendi, apo në rast se nuk krijohen kushte të reja për gratë dhe vajzat me talent sipërmarrës”, - ka deklaruar kreu i PS-së, Edi Rama.
1 Maj 2009