E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, kartat: Opozita lëshon sërish alarmin

Partia Socialiste shprehu dje shqetësimin për mungesën e 38 pikave të aplikimit për kartë identiteti në të gjithë vendin. Sipas nënsekretarit për çështje ligjore në PS, Damian Gjiknuri, mungesa e këtyre 38 zyrave të aplikimit rrezikon seriozisht mundësinë për të votuar për 25 mijë shtetas shqiptarë. Njëkohësisht, Gjiknuri akuzoi strukturat qeveritare se po pengojnë zbatimin e vendimit të fundit të qeverisë për t‘i dhënë kartat e identitetit me 2 mijë lekë të vjetra. "Në shumë agjenci postare, shtetasit pa pasaportë, që nuk e kanë emrin në listat e Ministrisë së Brendshme, nuk po pajisen me kupon kundrejt tarifës 200 lekë, me pretekstin se duhet të dorëzojnë një vërtetim nga policia se nuk disponojnë një të tillë. Ky fenomen është konstatuar në filialet e postave të njësive 1, 2, 4, 5, 7, 9, 11 në Tiranë", tha Gjiknuri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›