E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh “të vetët” për strategjinë

31/03/2010 PS nis punën për organizimin e protestave

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takim me sekretariatin ekzekutiv të kësaj partie, lidhur me implementimin e strategjisë që do të ndjekë në vijim kjo parti. Kështu, gjatë këtij takimi mësohet se është përcaktuar axhenda mbi të cilën do të përqendrohet aksioni politik i kampit opozitar. Në këtë mënyrë, brenda kësaj jave do të startojë organizmi i protestave në të gjithë vendin, por si stacion i parë mësohet të jetë qyteti i Shkodrës. Ndërkohë që deputetët socialistë kanë marrë udhëzimet përkatëse zhvillimin e manifestimeve. Sekretari organizativ pranë PS, Blendi Klosi, gjatë një deklarate për shtyp bëri me dije lidhur me pozicionin e mëtejshëm të kësaj partie. Nga ana tjetër, deputeti socialist sqaroi faktin se “strukturat e partisë kanë marrë direksionet për të nisur organizimet, ndërsa të gjithë deputeteve u është kërkuar të kontaktojnë me të gjitha grupet e interesit”. Gjithashtu, Klosi u përqendrua dhe tek objekti mbi të cilat do të përqendrohen protestat, të cilat sipas tij do të jenë jo vetëm të karakterit politik, por dhe ekonomik. Për këtë arsye, ai vuri në dukje se “qytete të ndryshme në Shqipëri janë zgjedhur për të protestuar për problemet më shqetësuese, si rasti i Shkodrës për përmbytjet, Fieri apo Durrësi, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike apo shtrenjtimin e mallrave të konsumit të përditshëm”. Në gjykimin e deputetit të PS-së, Klosi, këto protesta do të jenë një shans i mirë për ti treguar mazhorancës mangësitë e saj. Njëkohësisht, sipas tij, manifestimet do të koordinohen edhe me aksionin politik në Parlament për hapjen e kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›