PS kërkon shtyrjen e miratimit të ligjit antimafie
Partia Socialiste kërkon shtyrjen e miratimit të ligjit të antimafies. Sipas Damian Gjiknurit, drafti bie ndesh me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. "Çdo qytetar që mund të ketë vënë pasuri, mund të jetë subjekt i masave të këtij ligji, që do të thotë që partia e tij mund të sekuestrohet dhe ai do të japë llogari se si e ka krijuar këtë pasuri dhe njëkohësisht ligji i jep kompetenca të gjera policisë dhe prokurorisë, pavarësisht nga përfshirja ose jo e personit nga aktivitetet kriminale që parashikon ligji. Ky nocion i ri juridik, jo vetëm që nuk është i qartë, por nuk përputhet me nocionin e ngjashëm që aplikojnë ato pak shtete të cilat e zbatojnë këtë ligj. PS konstaton se miratimi me nxitim dhe i pakonsultuar i këtij ligji nga ana e mazhorancës ka gjasa të kthehet në një problem për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut", - deklaroi Gjiknuri.