E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata politike në vend, Withers takon Topin



SHBA është e interesuar për situatën dhe zhvillimet politike, ekonomike dhe të demokracisë në Shqipërinë, duke e konsideruar vendin tonë si aleatin më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti dje paradite në Presidencë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, dr. John Withers II, i cili shoqërohej nga shefi i Çështjeve Politike-Ekonomike i ambasadës, zoti Pol Polete. Presidenti Topi i shprehu ambasadorit Withers mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve mike dhe aleate do të zhvillohen edhe më tej. Gjatë takimit u diskutua për situatën politike në vend, konsolidimin e institucioneve të pavarura, forcimin e shtetit të së drejtës, për gjendjen e mediave në Shqipëri në përgjithësi si dhe për problemet e shfaqura kohët e fundit me lirinë e shtypit dhe të fjalës. Nga ana e tij, ambasadori Withers, pasi ndau të njëjtat mendime me kreun e shtetit shqiptar, pohoi se qeveria amerikane e konsideron Shqipërinë si aleatin më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›