E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Bujqësorit përballen me policinë



Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës në Kamëz, të cilët prej disa ditësh ndodhen në një grevë urine, janë përballur dje me forcat e policisë. Nga informacionet e para mësohet se një grup studentësh që qëndronin jashtë ambienteve të universitetit dhe që mbështesnin shokët e tyre grevistë, patën një tension me forcat e policisë. Mësohet se policia ka tentuar të nxjerrë jashtë ambienteve të universitetit studentët që ishin në mbështetje të grevistëve. Ende nuk bëhet e ditur se pse Policia e shtetit ndërhyri tek studentët mbështetës që ishin në ambientet e fakultetit ku po mbahet greva e urisë. Në lidhje me këtë çështje, policia do të mbajë sot një qëndrim zyrtar mbi përplasjen e ndodhur dje në Universitetin Bujqësor në Kamëz.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›