E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, konferenca rajonale të bujqësisë në Shkodër

Partia Socialiste zhvilloi dje konferencën rajonale të bujqësisë në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PS-së, Rama, i pranishëm në këtë aktivitet, vuri në dukje se pa treg nuk ka bujqësi dhe blegtori. “Besoj se këto tryeza janë njëkohësisht edhe përpjekja e parë serioze për ta ringjallur këtë kulturë, për t’iu adresuar njerëzve që e kanë këtë eksperiencë dhe sa më shumë ka kaluar vitet e tranzicionit, ai më shumë është harruar, është braktisur, është lënë mënjanë, sepse askush nuk ka shkuar t’i pyes dhe jo t’u ngarkojë përgjegjësi, që ta kultivojnë më tutje këtë kulturë dhe këtë eksperiencë, që është një trashëgimi e madhe”, - tha Rama gjatë takimit. Ai vuri në dukje se pronësia është një problem i shtruar dhe i pazgjidhur në dialogët e PS-së, edhe në Malësinë e Madhe. “Roli i shtetit në lehtësimin e barrës që ka prodhimi bujqësor, kur është fjala për karburantet, për farërat, pesticidet, infrastruktura, që pa dyshim është një çështje më vete dhe këtu kam parasysh atë të rrugëve rurale, ku jemi një nga vendet më të pasura në Evropë për burime ujore, por që për faqe të zezë, kemi toka djerrë po aq sa toka të punuara, ku kjo lidhet me sistemin e ujitjes”, - shtoi më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›