E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS konteston kontratën koncensionare

 

Partia Socialiste kontestoi kontratën e koncensionarit për ndërtimit e një hidrocentrali mbi lumin Devoll, duke e cilësuar si shkelje të parimit të barazisë në tender. Kontrata e qeverisë me koncensionarit EVN u kontestua në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nga ana e socialistit Flamur Hoxha. Sipas tij, ka pasur shkelje në përcaktimin e afatit prej 38 vjet të koncesionit, ndërkohë që ligji parashikon afatin maksimal për 35 vite. Akuzat janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, të cilët kanë pretenduar se procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me ligjin. Hoxha theksoi se "shkelje ka pasur edhe gjatë zhvillimit të tenderit, ku sipas saj kanë marrë pjesë 12 kompani, duke përzgjedhur direkt vetëm një kompani".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›