Partitë që rrëmbejnë kafshatën
Edmond Arizaj
Nxitimi i tre partive kryesore në vend, për të shpallur rezultate paraprake me anë sondazhesh, pak muaj para zgjedhjeve duket se ka sjellë vetëm një rezultat; thellimin e mosbesimit të qytetarëve tek këto sondazhe. Për Partinë Demokratike dhe për Partinë Socialiste, sfumimi i sondazheve "të porositura" nga televizionet pranë tyre, është një humbje shumë herë më e madhe se sa sondazhi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që e paraqitën sondazhin me anë të deputetëve në Kuvend. I publikuar në këtë mënyrë ishte edhe më i ndershmi, madje edhe më i saktë, sidomos përsa i përket logjikës së anketimit në 12 qarqe. PD dhe PS me këtë rast humbasin edhe kredibilitetin e mediave mbështetëse, përveçse pas kësaj, çdo lloj sondazhi që mund të bëhet në Shqipëri do të shndërrohet në qesharak, pavarësisht seriozitetit të tij dhe do të duhet edhe shumë kohë, që në vend të rikthehet besueshmëria te sondazhet.
Gjithsesi duke i lënë mënjanë sondazhet, që ndoshta edhe për shumë kohë nuk do të mund të paraqesin asnjëherë saktësisht parashikime përkrahjesh, për vetë kushtet e Shqipërisë mund të përpiqemi të skanojmë tri forcat kryesore, të cilat tashmë e kanë nisur betejën e tyre për fitore.
Partia Demokratike niset për në 28 qershor me katër vjet qeverisje mbi shpinë, me suksese në letër dhe super dështime karshi qytetarëve. Eshtë e vërtetë që Shqipëria ka ndryshuar, siç është edhe slogani aktual i PD-së. Por ndryshimi i shqiptarëve ka qenë për keq. Nga qytetarë-asistencë, sot shqiptarët janë kthyer në qytetarët e skamjes. Nga një farë mirëqenie, sado e vogël, sot shqiptarët janë shumica në kufijtë e rrënimit (dhe këtu flasim edhe për shtresën e mesme). Qeveria e kafshatës u kthye shumë shpejt në qeverinë e grykësisë. Papunësia, rënia e shpejtë ekonomike, pafuqia e qeverisë për të kontrolluar përqindjet e kredive nga bankat e nivelit të dytë (që po rezultojnë shkatërrimtare për shumë prej qytetarëve), inflacioni dhe së fundmi edhe kriza botërore dhe përballë këtyre vetëm fjalë ngushëlluese nga Berisha, e kanë çuar vendin në kufijtë e mbijetesës. Duke shtuar edhe Gërdecin, Fazlliçin, Durrës-Kukësin, administratën militante, korrupsionin dhe pushtimin e të gjitha institucioneve, dëmi në katër vjet i qeverisë së Partisë Demokratike për vendin është shumë i madh. Mbi këto minuse të mëdha, pluset e Berishës, pavarësisht lustrimeve dhe bojatisjeve e kanë të pamundur ta kthejnë në pozitive situatën për të dhe njerëzit e tij. Vizita e presidentit amerikan, ftesa për NATO, një hap tjetër pozitiv drejt anëtarësimit me Bashkimin Europian, një tjetër vizitë amerikane, disa rrugë të shtruara dhe disa reforma të kryera (që nuk po dalin aspak rezultative), janë shumë pak për ta kthyer shigjetën në kahun e Berishës. Nga të gjitha ato që demonstron Berisha si arritje, asgjë nuk ka shkuar në xhepat e qytetarit, por përkundrazi i kanë marrë jo pak atij, duke e shndërruar në qytetarin e kafshatës.
Partia Socialiste nuk shkon si përherë në këto zgjedhje. Eshtë vetëm një njeri që do të garojë për këto zgjedhje, i cili do të zgjedhë 140 nën-vete të tij, me synimin gjigant të jetë ai i pari absolut në Shqipëri, për vite me radhë. Edi Rama është emri i cili do të përfaqësojë të gjithë Partinë Socialiste në këto zgjedhje. Për herë të parë, Partia Socialiste nuk do të ketë një miks figurash që do të paraqiten dhe do të drejtojnë publikun. Dhe Rama çdo gjë e ka mbështetur te fasada marramendëse që arrin të krijojë dhe te manipulimi mbresëlënës i publikut me anën e mediave. Sepse realisht, prej katër vjetësh, Rama dhe Partia Socialiste nuk ka patur asnjë ndikim në përmirësimin e qeverisjes, apo në bllokimin e iniciativave anti-qytetare të saj. Përveç kësaj, Rama paraqitet para zgjedhësve shqiptarë, sidomos atyre të majtë, me një barrë mëkatesh; shkatërrimin e mundësisë së bashkëpunimit të të gjithë të majtës, ashtu si premtoi kur erdhi në krye të Partisë Socialiste; humbjen e vlerave të hershme të PS-së, sidomos të një partie të majtë moderne europiane; anatemimin e të gjitha arritjeve të PS-së gjatë viteve të opozitës '92-'97 si dhe gjatë qeverisjes tetëvjeçare të saj, marrëveshje të vazhdueshme me Berishën, në dëm të së majtës dhe në interes personal; mbajtjen në pushtet të Berishës dhe forcimin e tij në një kohë kur ai duhej të largohej nga qeverisja e vendit. Të gjitha këto, por edhe të tjera, të "mbështjella" me modelin e tij nëntëvjeçar në krye të Bashkisë së Tiranës dhe 11-vjeçar në pushtet; hermetizimin ndaj çdo kujt dhe çdo gjëje, mosllogari për asgjë, mosdëgjesë për askënd, vetëvendosje qoftë edhe me kosto të larta shkatërruese, lajkatim për marrje votash dhe përbuzje pasi arrihet qëllimi, krijimi i një kaste imituesish që nuk lëvizin dot pa tundur fijet ai, shtuar edhe akuzat për abuzime si dhe një kryeqytet të kthyer në xhungël prej betoni, i heqin Ramës të drejtën e "udhëheqësit të ri" të Shqipërisë. Sigurisht që jo pak kryesore është pavendosmëria e tij për të kandiduar, duke frikësuar edhe elektoratin bazë të Partisë Socialiste. Nuk dihet se ç'mrekulli do të ndodhë deri në qershor, por për gjithë këtë kohë, Rama nuk ka dhënë asnjë premtim real se si, pse dhe kur do të bëhet më mirë nëse ai vjen në këmbë të Sali Berishës. Deri tani Rama thotë vetëm dy gjëra; më besoni se unë do ta bëj më mirë dhe erdhi koha të zhdukim politikën e vjetër, sepse unë jam politika e re. Natyrshëm të ndërtuara mahnitshëm nga ana leksikore, por pa farën e zhvillimit brenda. Ndërkohë që më e qetë në këto zgjedhje vjen Lëvizja Socialiste për Integrim. Ka hequr tërësisht nga supet akuzën se përçau të majtën; është bërë përçuesja e vetme e zërit të komuniteteve sociale, atje ku ka qenë edhe fuqia e dikurshme e të majtës, ka dalë e para me propozime konkrete për çështje konkrete (pavarësisht rrëzimit në Kuvend nga një shumicë e bashkuar PD-PS), ka plotësuar me shpejtësi çdo hapësirë të lënë bosh nga Partia Socialiste, sidomos përsa u përket shtresave në nevojë, duke siguruar një mbështetje të sigurt tek këto komunitete. Ka shfrytëzuar në maksimum dhe efektivisht gabimet trashanike të Ramës, si prishjen e koalicionit të majtë, ndryshimin pa referendum të Kushtetutës të votuar nga socialistët, fuqizimin e pushtetit të Berishës, mosreagimin serioz për largimin e specialistëve të trajnuar në kohën e PS-së nga puna, koncesionet ndaj Berishës, luftën e pakuptueshme duke parë si kundërshtarin kryesor Ilir Metën dhe jo Sali Berishën, kundërshtitë që po krijohen brenda Partisë Socialiste nga ndërhyrjet e shpeshta të besnikëve të G-99. Të gjitha këto kanë sjellë pështjellim tek elektorati i majtë dhe sidomos ai socialist, dhe këtu ka përfituar LSI duke u paraqitur si forcë kompakte e së majtës, pa komplekset e përplasjes së moshave. Po ashtu LSI, nuk ka ceduar asnjëherë përpara Partisë Demokratike dhe propozimeve të saj. Ka kundërshtuar përherë politikat e Berishës dhe qeverisë së tij dhe në të njëjtën kohë ka mbrojtur në çdo moment interesat e shtresave sociale dhe historike të së majtës.
I vetmi problem në letër i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka të bëjë me paraqitjen morale dhe premtimet reale përpara votuesit, por ka të bëjë me ingranazhet zgjedhore (komisionerët), të cilat sipas deklarimeve të kryetarit të saj janë tërësisht të zgjidhshme. Natyrshëm guximi i kësaj partie për t'u përballur si e barabartë me dy partitë historike, apo me dy kryetarët me pushtete dhe asete të mëdha, është edhe vlerësimi më i madh që merr ajo nga elektorati. Mosbërja palë me asnjë prej partive të vjetra, i jep të drejtën LSI-së të mos quhet parti e rrëmbimit të kafshatës, "titull" që fare mirë e meritojnë Berisha dhe Rama.