“Porti i Durrësit, 13 milionë euro investime”
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi theksoi të martën në Durrës se "gjatë tre viteve të fundit, në portin e këtij qyteti janë realizuar më shumë se 13 milionë euro investime nga qeveria shqiptare, si dhe nga vetë fitimet e Autoritetit portal". Pas nënshkrimit të kontratës mes Autoritetit Portual dhe kompanisë finlandeze "Kalmar" për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes së mjeteve, mekanizmave dhe pajisjeve industriale, ministri Olldashi në përgjigje të interesimit të gazetarëve tha se "projekti për përforcimin e sigurisë portuale, punimet e realizuara në kalatën 10, apo blerja e një vinxhi të ri për përpunimin e kontenierëve janë disa nga investimet e kryera gjatë këtyre viteve, pa harruar dhe projektin për terminalin e ri të trageteve me një vlerë prej 15.2 milion euro nga BERZH dhe BEI".