E Diel, 1 Nëntor 2026

PS kritikon buxhetin e vitit 2010



Ervin Bushati, nënsekretar për programin në PS, reagoi dje për buxhetin e ri të qeverisë, duke e kritikuar atë. “Qeveria i jep bujqësisë në fshat 42 herë më pak sesa kontributi real që ajo sjell në ekonominë tonë. Bujqësia është sot 1/5 e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, por merr vetëm gjysmë për qind në projektbuxhetin për vitin 2010 të paracaktuar për Ministrinë e Bujqësisë. Në projektbuxhetin e vitit 2010, qeveria “Berisha” ka përcaktuar vetëm investime minimale për gjysmën e familjeve shqiptare që mbijetojnë në fshat dhe të vetmin mjet jetese kanë aktivitetin bujqësor”, - tha ai në një konferencë për shtyp. Gjithashtu, ai foli për vështirësi ekonomike në sektorin e investimeve, duke u shprehur se “vështirësitë ekonomike në investime, infrastruktura tërësisht e mangët dhe një treg bujqësor kaotik e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të një aktiviteti rural fitimprurës për familjet në fshat”. Sipas PS-së, gjendja ekonomike dramatike në fshat nuk ndryshon dot, po nuk ndryshoi mentaliteti qeverisës dhe përkujdesja reale për gjysmën e familjeve shqiptare në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›