E Diel, 1 Nëntor 2026

“PS, mendim ndryshe, por jo kakofoni”

 

Kryetari socialist i hodhi përsëri fajin dje politikës së vjetër që akuzon PS-në, se nuk ekziston mendimi ndryshe. Rama tha se PS-ja ka përmirësuar performancën e saj, duke eliminuar sa është e mundur kakofoninë që dikur shfaqej shpesh në këtë parti. “Kjo lidhet me një mënyrë të caktuar të të parit. Sipas pikëpamjes sime dhe bazuar në modelet ku duam t’i afrohemi, një parti nuk është një unitet personash të rreshtuar nën një komandë të vetme, por as dhe zhurmues shumëzërash që krijojnë kakofoni dhe nuk i japin mundësi të tjerëve të kuptojnë se çfarë po ndodh. Nëse një nga sëmundjet e mëdha që PS-ja vuante bashkë me të edhe njerëzit mbështetës të saj, ishin gërr-mërret e vjetra, të cilat nuk bëheshin për një debat idesh dhe parimesh, por grupesh dhe pushteti. Ne sot kemi krijuar një vetëdije se duhet të funksionojmë si një grup i vetëdijshëm. Kujt i duhet statuti i PS-së te qytetarët? Kjo ka qenë ushqim me gjëra që nuk jepnin alternativa dhe e zbehnin rolin e saj”, tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›