PS, në Kuvend brenda javës së parë të marsit

Bllofi para negociatave dekonspirohet, pa nisur mirë. Deputetët lajmërohen se do të jenë në parlament brenda këtij muajiDeputetët e Partisë Socialiste paralajmërojnë se grupi parlamentar i Partisë Socialiste, do jetë jashtë parlamentit edhe gjatë muajit shkurt, pasi në fillim të marsit, ata do t’i drejtohen sallës së Kuvendit, për të shpëtuar djegien e mandateve dhe njëherazi konfirmimin e linjës së tyre politike drejt integrimit të vendit në proceset euro-atlantike. Zërat brenda selisë rozë shprehen të sigurt se bojkoti do të thyhet brenda javës së parë të marsit, ndërsa konfirmohet qartë se vendimi personal i kryesocialistit në detyrë, Edvin Rama, do të shpërfillet masivisht nga grupi parlamentar socialist. Burime nga stafi i afërt i liderit të Partisë Socialiste Edi Rama konfirmojnë se ashtu sikurse ka deklaruar dhe vetë Rama, mandatet e deputetëve të PS–së nuk do të digjen. Sipas këtyre burimeve deputetët e Partisë Socialistë do të hynë në Parlament përpara datës 4 mars pavarësisht nga fati i tryezës së iniciuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe pavarësisht qëndrimit për hapjen e kutive, që sipas ligjit konsiderohet një çështje e mbyllur. Të njëjtat burime bëjnë të se ajo çka ka mbetur për t’u vendosur, është fakti nëse deputetët do të dalin prapë nga Parlamenti apo do të qëndrojnë deri në fund duke konsumuar mandatin. Deri më tani, sipas të njëjtave burime, shumica e deputetëve janë shprehur se nëse hyhet në parlament nuk ka më kuptim braktisja e parlamentit....