Shalsi: Meta, frikë për mandatin e tij
Pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, reagoi selia rozë përmes deputetit të qarkut të Tiranës, Eduard Shalësi. Ai akuzoi kreun e LSI-së se kundërshton hapjen e kutive, pasi ka frikë se humbet mandatin e tij. “Ilir Meta ka të drejtë të dridhet nga frika e kutive ku fshihet edhe e vërteta e mandatit që nuk i takon në Tiranë, por ne nuk kemi të drejtë ta falim korrupsionin elektoral”. Me tej Shalsi nënvizoi se “i kujtojmë Ilirit piskamën e tij të famshme pas zgjedhjeve, kur tha: Sali Berisha të mos masturbohet me një fitore që nuk ekziston”. Sipas tij, hapja e kutive është vullnet kushtetues që populli do e imponojë nëse pushteti do e mohoj.