E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga holandezit për trafik makinash

03/03/2005  Arrestohet edhe një i huaj për trafik makinash të vjedhura.

Policia e pikës kufitare të Hanit të Hotit ka ndaluar sot rreth orës 20.00 shtetasin holandez, 42-vjeçarin Nikolas Ofermas. Shtetasi në fjalë ishte duke kaluar në këtë pikë kufitare me një makinë të prodhimit të fundit tip "Benz". Menjëherë pasi kanë bërë verifikimin e dokumentacionit, policia kufitare i ka dërguar të dhënat në Interpol për verifikim. Pas verifikimit rezultoi se kjo makinë ishte vjedhur në Gjermani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›