PS pa program, fushatë politike
25/03/2011 Zgjedhjet vendore të 8 maji, kampi opozitar ka gati strategjinë elektorale
Akuza kundërshtarit dhe ngjarjet e 21 janarit në qendër të takimeve me elektoratin
Partia Socialiste ka bërë gati strategjinë me të cilën do të shfaqet në fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 majit. Por kësaj radhe kjo fushatë elektorale do të ketë imazhin e zgjedhjeve të përgjithshme. Kështu, në qendër të kësaj fushate do të jetë thirrja për të votuar Partisë Socialiste, duke kaluar në plan të dytë vlerat dhe kontributin e secilit kandidat për kryetar bashkie apo komune në këtë garë. E konsideruar si një duel mes PS-së dhe PD-së, kjo garë elektorale do të mbizotërohet nga akuza dhe kritika të ashpra nga ana e përfaqësuesve të Partisë Socialiste si në nivel qendror, ashtu dhe lokal, në adresë të kundërshtarit të saj politik. Në këtë mënyrë, përveç posterave për çdo kandidat të PS-së, banderola kryesore, e cila do të shëtisë gjatë gjithë fushatës elektorale të kampit opozitar, do të jetë ajo me portretin e kreut socialist Edi Rama si dhe logoja e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. Ndërkohë që në takimet me elektoratin e saj lidershipi i PS-së do të ketë në fokus jo vetëm keqqeverisjen, por sidomos ngjarjet më të fundit të ndodhura në vend, e konkretisht vrasjet e 21 janarit. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se në listën e çështjeve që do t’u mëshohen më fortë nga kjo parti gjatë gjithë fushatës do të jenë akuzat për korrupsion, pra përfshirja e qeverisë në afera korruptive, situata e rëndë ekonomike, për të kulmuar me vrasjet e demonstratës së 21 janarit. Madje, një pikë e tillë do të jetë gjithnjë prezente, kjo për shkak se me akuzën si përgjegjës për një ngjarje të tillë do të shigjetohet ashpër kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, aktualisht ministër i Brendshëm. Ndërkaq mësohet se deri më tani nga ana e kupolës rozë nuk është kontraktuar ende ndonjë kompani e huaj që të menaxhojë dhe organizojë fushatën elektorale të partisë me të madhe opozitare. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, pritet që të jenë makineria elektorale e ndritur nga Partia Socialiste në nivel lokal ajo që do të marrë gjithë peshën e një sfide të tillë elektorale, e konsideruar nga lidershipi socialist si një garë për zgjedhje politike. Gjithashtu kjo makinë elektorale është ngarkuar që përveç çështjeve të përgjithshme që do të trajtohen gjatë fushatës elektorale për të gjitha zonat të hartohet një plan i qartë me mangësitë dhe problemet që hasen në to, me qëllim kundërvënien me një program të qartë ndaj qeverisjes vendore dhe asaj qendrore. Megjithatë, PS-ja fushatën e saj elektorale, e cila pritet të startojë në afatin zyrtar, do ta ketë të organizuar në formën e protestave.
Vendimi i Ramës
Kryetari i Partisë Socialistë Edi Rama konfirmoi pak ditë më parë rikandidimin e tij për një mandat të katërt në krye të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 8 majit. Kështu, nisur nga deklarata e bërë prej vetë atij, do të ishte dita e hënë ajo që do t’u jepte fund të gjitha hamendësimeve për një rikandidim apo jo të tij në këtë post. Megjithatë, në prononcimin e tij tepër të shkurtër kreu socialist ka lënë të nënkuptohet rikandidimi i tij, duke mos dhënë sërish një përgjigje zyrtare mbi një çështje të tillë. Pritet që të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste, e cila do të zyrtarizojë në mënyrë përfundimtare listën e kandidatëve që do të përfaqësojnë këtë parti në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Denoncimi i Shamkut për listat zgjedhore
Partia Socialiste vijoi edhe gjatë ditës së djeshme denoncimin për parregullsi në listat e zgejdhësve. “Jemi këtu për të denoncuar mashtrimin e radhës të Sali Berishës, Lul Bashës dhe të gjithë puthadorëve të vetë me listat e zgjedhësve. Godina mbrapa meje është universitet privat. Universitet tek i cili rezulton se banojnë 64 veta, ja tek i keni listat. 64 votues, 64 veta për Sali Berishën, Lul Bashën dhe për kë bën listat këtu te njësia nr. 10. 64 veta banojnë te kjo godina e universitetit, flenë, jetojnë, hanë, rrinë këtu e natyrisht do të votojnë këtu. 64 fantazma dhe sikur të mos mjaftojë kjo, këtyre 64 fantazmave u shtohen dhe 7 votues të rinj, të cilët janë shtuar në listat e 2011-s krahasuar me listat e 2009-s. Gjithmonë kjo për Sali Berishën , Lulëzim Bashën dhe mashat e veta”, - vlerësoi deputetjka e PS-së Ledi Shamku. Gjithashtu ajo informoi se do ta ankimojë këtë çështje. “Një kopje do t’i shkojë OSBE–ODIHR-it dhe një kopje zotërinjve, meqenëse kërkojnë fakte dhe grup faktesh. Më shumë se 64 persona që banojnë te një godinë universitare, ç’mund të kërkojnë më shumë?” - tha Shamku.